Ymer Ymeri, koordinator për organizim të brendshëm në Sindikatën e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës (SBASHK), dhe nënkryetar i kësaj sindikate, ka thënë se greva nga shërbyesit civil do të vazhdoj për shkak se vendimi i qeverisë për ndarjen e 50 eurove është i njëanshëm.
Ymeri tha se sindikalistët kanë disa kërkesa jo vetëm rritjen e pagave prej 100 eurove.
“Jo nuk e pranojmë, gjithçka që jep qeveria pa konsultim me neve është vendim i qeverisë ndërsa për me u plotësu kërkesat tona janë ato që i kemi thanë së paku, 100 euro deri në fillimin e zbatimit të Ligjit të Pagave ndërsa për dy kërkesat tjera, sigurimet shëndetësore dhe Ligjin mbi skemat pensionale është çështje që duhet me u marrë vesh për çfarë periudhe ata e dërgojnë në kuvend”, tha Ymeri.
Greva sipas Ymerit do të vazhdoj deri sa të plotësohen kërkesat e sindikalistëve.
“Në do të vazhdojmë grevën, greva vazhdon deri në plotësimin e kërkesave të SBASHK-ut. Për me ndërpre grevën duhet me u arritë një marrëveshje me u plotësu kërkesat e SBASHK-ut kështu qeveria këtë 50 euro në mënyrë të njëanshme e ka ndarë pa u konsultu me askënd”, shtoi tutje Ymeri, për Kallxo.com.
Qeveria e Kosovës do të ndaj nga ky muaj nga 50 euro për të gjithë zyrtarët publikë.Kështu njoftoi kryeministri i vendit, Albin Kurti të shtunën në një konferencë për media.Ai tha se ekzekutivi që drejton ka përgatitur një pako të re për ta përballuar inflacionin.
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…