Autobusi që u dogj në Bullgari ishte në pronësi të “Besa Trans” dhe transportonte të rinj që ktheheshin nga një ekskursion nga Turqia.
Kryeministri Zoran Zaev tha se kjo është një tragjedi e tmerrshme në të cilën kanë humbur jetën 12 fëmijë nën 18 vjeç, ndërsa të tjerët janë të rinj rreth moshës 20-35 vjeç.
Nga Stambolli për në Shkup janë nisur 4 autobusë, ka mundësi që pasagjerët të kenë kaluar nga njëri mjet në tjetrin
Aksidenti tragjik, kompania e autobusëve në pronësi të shqiptarëve, ministri Osmani: Viktimat nga Shkupi
“Jam në kontakt me kryeministrin Stefan Janev, i cili tashmë ka vizituar njerëzit. Pata mundësinë të bisedoja me një nga të mbijetuarit. Ai shpjegoi se ata ishin duke fjetur në autobus kur u dëgjua një shpërthim i fortë. Ata kanë mundur të thyejnë njërën nga xhamat dhe të shpëtojnë disa persona. Fatkeqësisht, të tjerët dështuan. Është një tragjedi e tmerrshme sepse shumica e tyre janë fëmijë – 12 fëmijë janë nën 18 vjeç, dhe të tjerët janë të rinj rreth 20-30 vjeç. Shumica e tyre janë qytetarët tanë, por ka edhe nga Serbia”, tha Zaev, i cili së bashku me ministrat e Shëndetësisë dhe Punëve të Jashtme është nisur drejt Sofjes, ku do të vizitojë të mbijetuarit e aksidentit.
Sipas tij, ende nuk është konfirmuar identiteti i të vdekurve.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…