Zaev për aksidentin: Viktimat qytetarë të Maqedonisë së Veriut por ka dhe nga Serbia. Të gjithë të rinj, ktheheshin nga ekskursioni

Autobusi që u dogj në Bullgari  ishte në pronësi të “Besa Trans” dhe transportonte të rinj që ktheheshin nga një ekskursion nga Turqia.

Kryeministri Zoran Zaev tha se kjo është një tragjedi e tmerrshme në të cilën kanë humbur jetën  12 fëmijë nën 18 vjeç, ndërsa të tjerët janë të rinj rreth moshës 20-35 vjeç.

Nga Stambolli për në Shkup janë nisur 4 autobusë, ka mundësi që pasagjerët të kenë kaluar nga njëri mjet në tjetrin

Aksidenti tragjik, kompania e autobusëve në pronësi të shqiptarëve, ministri Osmani: Viktimat nga Shkupi

“Jam në kontakt me kryeministrin Stefan Janev, i cili tashmë ka vizituar njerëzit. Pata mundësinë të bisedoja me një nga të mbijetuarit. Ai shpjegoi se ata ishin duke fjetur në autobus kur u dëgjua një shpërthim i fortë. Ata kanë mundur të thyejnë njërën nga xhamat dhe të shpëtojnë disa persona. Fatkeqësisht, të tjerët dështuan. Është një tragjedi e tmerrshme sepse shumica e tyre janë fëmijë – 12 fëmijë janë nën 18 vjeç, dhe të tjerët janë të rinj rreth 20-30 vjeç. Shumica e tyre janë qytetarët tanë, por ka edhe nga Serbia”, tha Zaev, i cili së bashku me ministrat e Shëndetësisë dhe Punëve të Jashtme  është nisur drejt Sofjes, ku do të vizitojë të mbijetuarit e aksidentit.

Sipas tij, ende nuk është konfirmuar identiteti i të vdekurve.