Zbardhen pagesat e incineratorëve për Baton Haxhiun, në 6 muaj u dhanë 22 mijë euro

Kontratat e landfilleve dhe diegies së plehrave kanë rezultuar mjaft fitimprurëse, jo vetëm për dy pronarë të kompanive të shpallur në kërkim, por edhe për televizione, gazetarë dhe portale. E në fakt nga dosja e prokurorëve janë zbuluar pagesa mujore.

Kështu vetëm për portalin e administruar nga Baton Haxhiu,  “Albanian Post”, në vetëm 6 muaj janë dhënë  2.656.800 lekë ose rreth 22 mijë euro.

Më herët opozita në komisionin e posaçcëm parlamentar hetimor por edhe në deklaratat për mediat ka theksuar se këto financime kanë vetëm një qëllim censurimin dhe krijimin e një propaganda pro kontratave të incineratorëve

Për koncesionin e Elbasanit tashmë i arrestuar është ish ministri Lefter Koka, ndërsa mbetet për tu parë se si do të shkojnë hetimet për dosjen e Tirnës dhe të Fierit.

Sipas dokumenteve të CNA pagesa kanë marrë edhe televizione të tjera për të cilat do të publikohen materialet.

Zbardhen pagesat e incineratorëve për Baton Haxhiun, në 6 muaj u

Foto: CNA pagesat per “Albanian Post”