Me anë të një deklarate, ambasada e SHBA bën të ditur se një kërcënim i mundshëm shënjestron Samitin Botëror të Iranit të Lirë, i cili pritet të mbahet më 23 dhe 24 korrik në Durrës.
Në njoftim theksohet se autoritetet amerikane kanë dijeni për një kërcënim të mundshëm që synon Samitin Botëror të Iranit të Lirë dhe për këtë arsye u bëhet thirrje qytetarëve amerikanë në vendin tonë të bëjnë kujdes, duke qëndruar larg këtij aktiviteti dhe të monitorohen mediat në vendin tonë.
Sipas një njoftimi të bërë pak ditë nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit theksohet se “në këtë samit do të marrin pjesë qindra politikanë dhe deputetë të njohur nga të dyja anët e Atlantikut dhe më gjerë. Dhjetëra mijëra iranianë do t’i bashkohen eventit online nga mijëra vende në mbarë botën”.
Në “Samitin Botëror për Iranin e lirë” 2022 do të marrin pjesë politikanë të njohur nga tendenca të ndryshme politike, duke përfshirë:
Dhjetëra senatorë amerikanë dypartiakë dhe anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve;
Dhjetëra ish-kryeministra, duke përfshirë disa kryeministra europianë dhe ish-kryeministrat e Kanadasë dhe Algjerisë;
Qindra ish-zyrtarë të lartë amerikanë dhe europianë;
Qindra ish-ministra, nga SHBA, Europa dhe Lindja e Mesme;
Qindra ligjvënës nga të dy anët e Atlantikut dhe më gjerë; dhe
Qindra mbrojtës të të drejtave të njeriut
Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…