BOTA

Zbulimi më i madh në 300 vitet e fundit: diamant rozë i gjetur në Angola

Një diamant i rrallë rozë me peshë vetëm 34 gram është gjetur në vendin afrikan të Angolës.

Konsiderohet si zbulimi më i madh në 300 vitet e fundit.

Guri 170 karatësh ka marrë emrin “Lulo Rose”, sipas minierës ku u gjet.

Besohet se është diamanti më i madh rozë pas diamantit 185 karatësh Daria-i-Noor.

Daria-i-Noor ishte prerë nga një gur më i madh dhe tani është ndër xhevahiret e kurorës mbretërore iraniane.

“Lulo Rose” është një diamant i tipit 2a, që do të thotë se ka pak ose aspak papastërti.

“Ky diamant rozë rekord dhe spektakolar i gjetur nga miniera Lulu është konfirmim se Angola është një lojtar i rëndësishëm në skenën botërore,” tha Diamantino Azevedo, ministri i burimeve minerale të vendit jugperëndimor të Afrikës.

Është diamanti i pestë më i madh i gjetur në këtë minierë, e cila është një sipërmarrje e përbashkët midis kompanisë australiane Dijamanti Lukapa dhe qeverisë së Angolës.

Diamante të ngjashëm kanë arritur në dhjetëra miliona dollarë në të kaluarën, dhe një, i njohur gjithashtu si Ylli Rozë, u shit në një ankand në Hong Kong në vitin 2017 për 71.2 milionë dollarë.

Joanna Hardy, një eksperte e pavarur e gurëve të çmuar, i tha BBC-së se ishte e pamundur të vlerësohej vlera e këtij diamanti derisa të ishte prerë plotësisht.

Diamantet rozë janë të rrallë dhe vetë karakteristikat fizike që i bëjnë aq të rrallë ndikojnë gjithashtu në ngurtësinë e tyre.

Kjo është arsyeja pse është e vështirë t’u jepet atyre një formë të caktuar.

Megjithatë, Hardy beson se ka pak mundësi që guri të shfaqet në publik ose të dalë në ankand, pasi tregtarët tashmë kanë klientë të etur për të blerë një gjetje kaq të rrallë.

Diamanti më i famshëm rozë, Daria-i-Noor, u gjet në Indi dhe ekspertët besojnë se është pjesë e një guri edhe më të madh.

Diamanti më i madh i përafërt i çdo ngjyre është diamanti Cullinan, i zbuluar në Afrikën e Jugut në 1905.

Me peshë 3107 karat, që është më shumë se gjysmë kilogrami, është prerë në 105 gurë të ndryshëm.

Cullinan The First, më i madhi në mesin e tyre, është diamanti më transparent në botë dhe është pjesë e British Crown Jewels.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

4 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

15 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

19 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

1 ditë ago