Shkatërrimi i një ure nga forcat ukrainase në Kherson, me qëllim të ndalimit së përparimit rus, po konsiderohet humbje e madhe për Moskën zyrtare.
Në një përmbledhje të zhvillimeve të fundit nga BBC-ja, të publikuar të enjten, thuhet se rrjedha e luftës po ndryshon dita-ditës. Tash që Rusia e ka njërin “krah” të lënduar, gjasat e saj për pushtim të plotë janë të vogla.
Aktualisht, Khersoni që deri në nisje të luftës kishte afro 300 mijë banorë, kontrollohet nga Rusia.
Khersoni, në fillim të marsit, ishte ndër qytetet e para të pushtuara. Ai ra pa luftë dhe u bë “shpërblim” për Moskën. Për ta aneksuar Khersonin, Rusia ka paralajmëruar mbajtjen e një referendumi gjithëpopullor, ndërsa Ukraina po synon që nëpërmjet raketave amerikane ta rikthejë qytetin.
“Rusët kanë nevojë për ura, me qëllim që t’i mbajnë trupat e furnizuara, derisa Ukraina po sulmon kryesisht në këto pika furnizuese”, shkruan BBC-ja.
SHBA-ja e furnizoi Ukrainën me 16 sisteme raketore HIMARS, për ta kthyer valën e luftimeve. Goditjet me HIMARS ishin shumë të sakta, sipas ushtarakëve ukrainas, ndërsa raketat po cilësohen rezistuese ndaj kundërsulmeve ruse.
BBC-ja, në përmbledhje, shkruan se ukrainasit “nuk mund të përdorin vetëm një çekiç për të thyer një arrë”, nën shpjegimin se sulmet duhet intensifikuar nëpër zona të ndryshme.
Ndërkohë, Rusia po vazhdon dërgimin e përforcimeve në Kherson.
“Humbja e një qyteti kaq të rëndësishëm, do të nënkuptonte humbjen më të madhe të Moskës, që nga tërheqja nga periferia e Kievit, në fund të marsit”, shkruan mediumi britanik.
Në Donbas, bombardimet ruse po vazhdojnë me intensitet më të ulët.
Britania e Madhe, nëpërmjet raportit të përditshëm rreth zhvillimeve në Ukrainë, tha se kundërofensiva ukrainase në Kherson po merr vrull, e sulmi nëpërmjet urës në jug të lumit Ingulets, do të krijojë gjasa më të mëdha për rimarrje të territorit.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…