Rreth mesditës, analisti Kastriot Myftaraj i dha fund jetës, duke u hedhur nga kati i katërt ku banonte, teksa nga detajet e reja të zbuluara nga Policia, mësohet se nëna e tij gjendej brenda banesës kur akti ka ndodhur.
Pavarësisht kësaj, ajo nuk ka kuptuar gjë dhe kanë qenë vetë efektivët e Policisë së Shtetit, ata të cilët ia kanë njoftuar asaj lajmin e hidhur.
Ngjarja ndodhi rreth orës 12:30 në lagjen Ali Demi të Tiranës, ku dyshimet kryesore bien mbi gjendjen e rënduar psikologjike të Myftarajt, pasi ky i fundit ishte diagnostikuar me një sëmundje të pashërueshme.
Paraprakisht, deri në zbulimin e detajeve të tjera, ngjarja është klasifikuar si vetëvrasje.
Analisti ishte 60-vjeçar dhe kishte shkaktuar jo pak herë kontroversion në opinionin publik, ku ka folur shpesh herë edhe me konspiracione mbi elementë thelbësorë si feja apo lidhjet e Qeverisë me krimin.