Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja tronditëse në Shkodër, ku u vetëmbyt Alma Arrazi, së bashku me 3 fëmijët e saj të mitur, 9, 6 dhe 3 vjeç.
Gazetari Erald Harlicaj i ftuar në “Breaking” në Top News, zbulon se është bërë e mundur këqyrja e telefonit të Erdgys Arrazit, bashkëshorti i Almës dhe babai i tre fëmijëve, i arrestuar si shkaktar i vetëvrasjes, për shkak të dhunës.
Sipas tij në telefon janë gjetur biseda me tone kërcënuese nga ana e Ergsysit kundrejt Almës dhe është vërtetuar se ka pasur një lidhje jashtëmartesore, të cilën e kishte prezantuar me fëmijët.
“Është bërë këqyrja e telefonit të Erdgys Arrazit. Janë zbuluar mesazhet e fundit që ka shkëmbyer me zonjën e ndjerë. Është kuptuar që marrëdhënia e tyre ka qenë krejt e krisur, sepse në bisedat me njëri-tjetrin ka qenë shumë e ftohtë. Madje ka pasur edhe tone kërcënuese nga ana e Erdgysit. Janë vërtetuar edhe dyshimet që ka pasur një lidhje jashtëmartesore, nga këqyrja e telefonit, sepse janë zbuluar biseda, video dhe foto me të dashurën e tij të re, ku është kuptuar se kishte një jetë të dyfishtë”, tregon Harlicaj.
Sipas familjarëve, thotë gazetari, një ndër arsyet që e shtyu Alma Arrazin të kryejë aktin e vetëvrasjes, është sepse Erdgysi e ka prezantuar të dashurën e tij të re me fëmijët.
“Kohët e fundit Erdgysi kishte bërë prezantimin e të dashurës së re me fëmijët, madje kishte edhe foto në telefon që i mbante me djalin 3-vjeçar apo vajzën e vogël”, thotë ai.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…