BREAKING NEWS

Zbulohet 1 ton kokainë e ngjitur në lëkurën e lopës. Medie kolumbiane: Ishte e Klanit ballkanik, do shitej në Europë

Një ngarkesë prej 1 ton kokainë e fshehur mes lëkurës së lopës është zbuluar në një kontenjer në portin e Buenaventura, në Valle del Cauca, në Kolumbinë Perëndimore

Me të mbërritur ngarkesa, nga porti Guayaquil, i Ekuadorit, policët identifikuan një kontejner që kishte mospërputhje në vula dhe nisën kontrollin.

Më pas, qentë e Policisë Kundër Narkotikëve, të trajnuar alarmuan policinë pasi nuhatën drogën.

Koka ishte e shpërndarë në fletë plastike të ngjitura në njërën anë të lëkurës së lopës dhe me sa duket nuk binte në sy.

Brenda këtyre fletëve ata gjetën një substancë të bardhë që iu nënshtrua një testi P.I.P.H (Metodë e Miratuar Paraprake të Identifikimit), dhe rezultoi pozitive për hidroklorur kokainë me peshë një ton.

Kontejneri kishte si destinacion portin e Burgasit në Bullgari, ku do të pritej nga anëtarët e Klanit Ballkanik, të cilët më pas do ta shpërndanin në Evropë, konkretisht në Francë, Gjermani dhe Itali, shkruajnë mediat kolumbiane

Droga nëse do të hidhej në treg do të sillte një fitim prej 75 milionë eurosh.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike, pamje

Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…

2 orë ago
  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

13 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

21 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

1 ditë ago