LAJME

Zbuloi lidhjen intime e të bijës së martuar në Sarandë, babai me 2 vëllezërit dhe 2 djemtë marrin peng të dashurin! E dhunuan dhe e lanë pa ndjenja në rrugë

Ngacmimi dhe lidhja intime me një grua të martuar dyshohet se u bë shkak për marrjen peng dhe ushtrimin e dhunës për 3 orë ndaj 39-vjeçarit Gentian Omeri. Rreth orës 01:00 të mesnatës së 19 janarit u sulmua me makinë teksa po udhëtonte nga Konispoli drejt Tiranës.

Ishte Astrit Ndoj bashkë me 2 vëllezërit e me 2 djemtë e tij që morën peng Gentian Omerin, i cili dyshohet se i ngacmonte të bijën dhe kishte krijuar lidhje jashtëmartesore me të. Ajo nuk ia ka dalë ta fshehë aq mirë historinë që kishte nisur me Omerin pasi ishte zbuluar nga babai, dy vëllezërit dhe 2 xhaxhallarët, njëri prej të cilëve ( Alfred Ndoj) është në kërkim ndërsa të tjerët u arrestuan.

Mesnatën e 19 janarit, Astrit Ndoj i përplasi makinën Gentian Omerit që ta nxirrte nga rruga dhe ta merrte peng ndërsa shoqërohej nga Pjetër Ndoj, Aleksandër Ndoj, Anton Ndoj dhe Alfred Ndoj.

Mjeti i Omerit përfundoi në kanal ndërsa 5 të afërmit e nxorën me forcë dhe e futën me dhunë në bagazhin e makinës me të cilën po lëviznin. Destinacioni ku kishin planifikuar ta çonin ishte fshati Xarë, ku e plagosën rëndë për ngacmimin ndaj gruas së martuar dhe e lanë pa ndjenja në rrugë me dhëmbë dhe gishtërinj të thyer.

Ishte një telefonatë në polici që bëri të mundur vënien në lëvizje të forcave blu, të cilët gjetnë në rrugë 39-vjecarin dhe e dërguan me urgjencë në spitalin e Sarandës për trajtim mjekësor.

3 orë më vonë u bë lokalizimi në fshatin Shëndelli dhe prangosja e 4 autorëve të dyshuar, të cilët nuk i rezistuan arrestimit por ngritën duart lart sapo panë forcat blu. Operacioni u zhvillua nga Forca Operacionale e DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë dhe FNSH, nën drejtimin e Prokurorisë së Sarandës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 automjete që përdoreshin nga të arrestuarit dhe 7 aparate celulare. Autorët akuzohen për veprat penale “Plagosja e rendë me dashje”, “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

3 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

13 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

1 ditë ago