Sekretarja për Shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, në një konferencë të mbajtur për media ka thënë se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, për gjashtë muaj që është në Zyrën Ovale, ka ndalur mesatarisht nga një konflikt në secilin muaj të punës së tij si president gjatë këtij mandati të dytë në Shtëpi të Bardhë, shkruan Gazeta Express.
Leavitt kur ka numëruar konfliktet që ka ndalur presidenti amerikan, Donald Trump, ka përmendur edhe Serbinë dhe Kosovën, gjë për të cilën presidenti Trump ka folur shpesh kohëve të fundit.
Sekretaraja Leavitt ka theksuar se për 6 muaj që Trump është në deytrë ka ndërmjetësuar rreth një marrëveshjeje paqeje ose armëpushim në secilin prej tyre.
“Presidenti tani i ka dhënë fund konflikteve midis Tajlandës dhe Kamboxhias, Izraelit dhe Iranit, Ruandës dhe Republikës Demokratike të Kongos, Indisë dhe Pakistanit, Serbisë dhe Kosovës, dhe Egjiptit në Etiopi. Kjo do të thotë që Presidenti Trump ka ndërmjetësuar mesatarisht rreth një marrëveshje paqeje ose armëpushim në muaj gjatë gjashtë muajve të tij në detyrë”, ka thënë Leavitt në konferencën për media.
Trump në disa konferenca për media ka folur për një rrezik që Serbia ta sulmonte Kosovën dhe kishte treguar se e kishte ndalur një gjë të tillë duke kërcënuar Serbinë me ndalje të tregtisë me SHBA-në nëse do të ndodhte një gjë te tillë./GazetaExpress/
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…