BOTA

Zelenski takon “djalin e keq” të BE-së, Ukraina përpiqet të shpëtojë ndihmat e SHBA-së dhe Europës

Një bisedë e shkurtër, por me vështrime intensive, ishte ajo e Presidentit Volodymyr Zelensky, me njeriun që kërkon të bllokojë aspiratat e Ukrainës për integrim në bllok, e madje edhe ndihmat e Europës për shtetin në luftë.

Ai u takua me kryeministrin hungarez Viktor Orban në inaugurimin e Presidentit të ri argjentinas ditën e dielë. Vetëm lexuesit profesionistë të buzëve mund ta kenë kuptuar bisedën mes Zelenskyt dhe “djalit të keq të BE-së”, siç e kanë quajtur, por shkëmbimi vjen teksa Orban ka kërcënuar të vendosë veto ndaj një pakete mbështetëse prej 50 miliardë dollarësh për Kievin dhe negociatave për zgjerim, gjatë samitit të 14 dhe 15 dhjetorit në Bruksel.

I konsideruar si zëdhënësi i Putinit në Europë, Orban e cilësoi Ukrainën si shtetin më të korruptuar në botë: “Hungaria është fqinj i Ukrainës dhe ne e dimë se çfarë po ndodh. Ukraina është një prej shteteve më të korruptuara në botë”.

Samiti i BE nuk është i vetmi zhvillim i rëndësishëm i javës për Ukrainën. Zelensky do të vizitojë të martën Uashingtonin në përpjekjen për të shpëtuar paketën prej 60 miliardë dollarësh, që Kongresi e ka bllokuar. John Kirby, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë, tha: “Nuk jemi në pozitat për t’i premtuar gjë Ukrainës, duke parë situtatën në Capitol”.

Presidenti amerikan Joe Biden po i bën thirrje ligjvënësve të aprovojnë fondet, por ndihma ka mbetur peng e debateve të brendshme politike. Republikanët kanë refuzuar t’i japin dritën jeshile, mes këmbënguljes për të siguruar më shumë para për kontrollin në kufirin me Meksikën.

Për Zelenskyn, kjo do të jetë vizita e dytë në Shtëpinë e Bardhë që prej nisjes së luftës ruse në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

7 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

8 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

18 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

1 ditë ago