Në fjalimin historik në Kongresin e SHBA-së, presidenti ukrainas u kërkoi ligjvënësve të forcojnë sanksionet kundër Rusisë dhe terroristët të mbajnë përgjegjësi për agresionin.
Ai bëri thirrje për mbështetje të vazhdueshme financiare nga SHBA, duke i thënë Kongresit se: “Paratë tuaja nuk janë bamirësi. Është një investim në sigurinë globale dhe demokracinë që ne e trajtojmë në mënyrën më të përgjegjshme.”
Presidenti ukrainas u bëri thirrje ligjvënësve që të forcojnë sanksionet kundër Rusisë Zelensky theksoi se presidenti amerikan Joe Biden mbështeti planin e tij të paqes prej 10 pikash, por shtoi se çdo anëtar i Kongresit mund të ndihmojë në zbatimin.
“Rusët përdorin gjithçka kundër qyteteve ukrainase si Bakhmut, por Ukraina mban linjat e saj dhe nuk do të dorëzohet kurrë”, tha Zelenksy i cili u duartrokit nga ligjvënësit.
“Vitin e kaluar, 70,000 njerëz jetuan atje në Bakhmut. Tani kanë mbetur vetëm pak civilë. Çdo pëllëmbë e asaj toke është lagur me gjak. Donbasi pësoi luftime të ashpra, por Donbasi i Ukrainës qëndron në këmbë”, tha ai.
Zelensky tha se ukrainasit do të festojnë Krishtlindjet këtë vit, pavarësisht mizorive të luftës, duke i thënë Kongresit: “Edhe nëse nuk ka energji elektrike, drita e besimit tonë në veten tonë nuk do të shuhet”.
Zelensky e përfundoi fjalimin e tij duke thënë se Ukraina do të arrijë “fitoren absolute”, duke përsëritur komentet e tij të forta hapëse, të cilat thanë: “Ukraina është e gjallë dhe lufton”.
Ndërsa presidenti Biden u kërkoi amerikanëve dhe mbarë botës, që të vazhdojnë të mbështesin Kievin edhe përgjatë vitit 2023. Kjo është vizita e parë e udhëheqësit të Ukrainës jashtë vendit, që nga fillimi i luftës më 24 shkurt.
Ish-sekretarja e Shtetit Hillary Clinton e quajti fjalimin e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Kongres “të jashtëzakonshëm”, duke thënë se lufta e vendit kundër agresionit rus ka “dëshmuar se ato janë një investim vërtet i mirë për Shtetet e Bashkuara”.
Ajo tha se fjalimi historik i Zelensky-t “forcoi si demokratët ashtu edhe republikanët të cilët e kuptojnë se çfarë është në rrezik në këtë luftë kundër Putinit dhe agresionit rus”.
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…