Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Ukraina do të propozojë “alternativa” ndaj planit të paqes të paraqitur nga administrata e Presidentit amerikan, Donald Trump.
Në një fjalim 10-minutësh drejtuar kombit, të mbajtur jashtë pallatit presidencial në Kiev, Zelensky theksoi se vendi i tij nuk ka tradhtuar asnjëherë interesat e tij dhe se nuk do ta bëjë këtë as tani.
“Do të paraqes argumente, do të bind, do të propozoj alternativa”, tha ai.
Presidenti paralajmëroi se Ukraina mund të përballet me një “zgjedhje shumë të vështirë: ose të humbasë dinjitetin e saj, ose të rrezikojë të humbasë një partner kyç”, një referencë e qartë për Shtetet e Bashkuara. Ai theksoi gjithashtu se vendi i tij po përballet me një nga momentet më të vështira në historinë e tij.
Zelensky paralajmëroi se javën e ardhshme Ukraina do të përballet me “shumë presion… për të na dobësuar, për të na përçarë”, duke shtuar se “armiku nuk po fle”. Ai bëri thirrje që ukrainasit të qëndrojnë të bashkuar dhe të vlerësojnë interesin kombëtar.
“Ne nuk po bëjmë deklarata të zhurmshme; ne do të punojmë me qetësi me Amerikën dhe të gjithë partnerët”, tha Zelensky, duke shtuar se kërkimi për zgjidhje me partnerin kryesor, SHBA-në, do të jetë konstruktiv.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…