Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se zyrtarët rusë kanë filluar të “përgatisin shoqërinë e tyre” për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore, por tha se Rusia nuk beson se Rusia është gati t’i përdorë ato.
“Ata kanë fillouar të përgatisin shoqërinë e tyre. Kjo është shumë e rrezikshme”, tha Zelensky në një intervistë për BBC, transmeton Klankosova.tv.
“Ata nuk janë gati ta bëjnë këtë, ta përdorin. Por fillojnë të komunikojnë. Ata nuk e dinë nëse do ta përdorin apo jo. Mendoj se është e rrezikshme edhe të flasësh për të”, u shpreh ai.
“Ajo që shohim është se pushtetarët e Rusisë e pëlqejnë jetën dhe kështu mendoj se rreziku i përdorimit të armëve bërthamore nuk është aq i përcaktuar siç thonë disa ekspertë, sepse ata e kuptojnë se nuk ka kthim prapa pasi e përdorin atë.
Intervista ndodhi disa orë pasi presidenti amerikan Joe Biden tha se kërcënimi rus për të përdorur armë bërthamore e kishte sjellë botën më afër “Armagedonit” se në çdo kohë që nga kriza e raketave Kubane gjatë Luftës së Ftohtë.
Presidenti Zelensky tha se duhet të veprohet tani, pasi kërcënimet e Rusisë janë një “rrezik për të gjithë planetin”.
Presidenti Zelensky u bëri thirrje rusëve të “luftojnë për trupin, të drejtat dhe shpirtin.
“Këta fëmijë të mobilizuar tani, ata vijnë pa mitralozë, xhaketa të blinduara, ata janë thjesht mish për top… Nëse nuk duan të jenë qebapa… ata duhet të luftojnë”.
“Gjithçka nga e cila ka frikë Putini nuk është një sulm bërthamor. Ai ka frikë nga shoqëria e tij, nga njerëzit e tij. Sepse vetëm këta njerëz mund ta zëvendësojnë atë, t’ia heqin pushtetin dhe t’ia japin një personi tjetër”.
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…
Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…
Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…
Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…
Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…
Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…