Volodymyr Zelensky tha se pati një bisedë “produktive” me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump.
“Ende nuk mund të dimë se cilat do të jenë veprimet e tij specifike. Por, shpresojmë që Amerika të bëhet më e fortë”, deklaroi presidenti ukrainas.
“Kjo është lloji i Amerikës që i duhet Evropës. Dhe një Evropë e fortë është ajo që i duhet Amerikës”, shtoi ai, shkruan cnn.Lideri ukrainas përsëriti mesazhin se Kievi do të ndjekë politikën e “paqes përmes forcës,” në vend të lëshimeve të territorit apo neutralitetit.
“Është në dorë të Ukrainës të vendosë se çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet të jetë në rendin e ditës për t’i dhënë fund kësaj lufte. Çdo vend, çdo lider që respekton ligjin ndërkombëtar dhe ulet në këtë tryezë duhet të kuptojë se grabitqarët gjithmonë kërkojnë më shumë e më shumë”, pohoi 46-vjeçari.
Ndryshe, Trump ka deklaruar vazhdimisht se lufta Rusi-Ukrainë nuk do të kishte filluar nëse do të ishte president.
Ai gjithashtu është zotuar ta përfundojë luftën, duke pohuar herë pas here se do të ndalte konfliktin shumëvjeçar para se të merrte detyrën. Në muajin korrik, ai tha se mund ta zgjidhte konfliktin brenda një dite.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…