BOTA

Zelensky: Vladimir Putinin në fund do ta vret anëtari i rrethit të tij të ngushtë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se beson që presidentin rus Vladimir Putin në fund do ta vret anëtari i rrethit të tij të ngushtë.

Duke marrë parasysh se Rusia po goditet çdo herë e më shumë nga sanksionet si kundërpërgjigje ndaj pushtimit në Ukrainë, kundërshtarët politikë të Putinit do të bëjnë gjithçka që ta rrëzojnë, transmeton Telegrafi.

“Natyrisht se do të vjen momenti kur regjimit të Putinit do të vie fundi në Rusi”, theksoi presidenti ukrainas.

“Me siguri do të ketë një moment kur brishtësia e regjimit të Putinit do të ndihet në Rusi. Pastaj mishngrënësi do të hajë mishngrënësin. Kjo është shumë e rëndësishme, do t’u duhet një arsye për ta justifikuar. Do të kujtojnë fjalët e Komarovit. Do të gjejnë një arsye për të vrarë vrasësin. A do ta bëjë këtë: po; kur: nuk e di”, tha Zelensky.

Gjatë një interviste dhënë për të përditshmen gjermane Spiegel, presidenti ukrainas ka thënë se beson që Putin po sillet sikurse Hitleri dhe se Ukraina dhe vendet e tjera nuk do t’ia falin për krimet e kryera.

Edhe pse Putinin e mbajnë në pushtet një rreth i gjerë i bashkëpunëtorëve, ka ndodhur një krisje në mesin e mercenarëve të Wagner dhe ushtrisë ruse, ku të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për mos-suksesin në luftën në Ukrainë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

1 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

15 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

18 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

18 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

20 orë ago