POLITIKE

Zenka: Nëse në zgjedhjet parlamentare nuk fitojnë proevropianët, Mali i Zi rrezikon shthurjen

Mehmet Zenka nga Unioni Demokratik i Shqiptarëve në Mal të Zi ka thënë se zgjedhja për president e Jakov Milatoviqit ka qenë e papritur për shoqërinë malaziase.

Ai ka thënë se vendit zgjedhja e tij nuk i bën mirë e as nuk është shpresëdhënës. Gjatë zgjedhjeve të së dielës në Mal të Zi, Zenka ka thënë se janë ndalur kamerat në rrugët drejt Republika Srpskas dhe Serbisë.

“Për ne përfaqëson një humbje që Malit të Zi nuk i premton një ardhmëri të mirë. Një humbje që për shtetformimin dhe proceset integruese që Mali i Zi i ka arritur deri më 2020, me fitoren e Milatoviqit retorika dhe manifestimi i serbëve në Mal të Zi nuk është shpresëdhënës. Kur në Podgoricë këndohen këngë për çetnikë, ku thirret ushtria e Serbisë që të marshojë për në Kosovë, nuk e di çfarë ardhmërie pret Mali i Zi në proceset e saj në proceset euroatlantike”, ka thënë ai në “Interaktiv” të KTV-së.

Zenka ka thënë se përkrahja e madhe Milatoviqit i ka ardhur nga eksponentët serbë të cilët kishin deklaruar se po qe se fiton ai do të pasojë tërheqja e njohjes së Kosovë. Një gjë të tillë, Zenka nuk e sheh fort të mundshme për shkak të faktorit ndërkombëtar.

“Në bazë të përkrahjes dhe politikës përkrahëse të Milatoviqit në këto zgjedhje, komplet infrastruktura e drejtuar nga Kisha Ortodokse serbe dhe partitë radikale serbe, përkrahjen nga Dodik, nga Sheshel, nga Vuçiqi, në Mal të Zi përkrahjen e ka përfituar nga këta eksponentë serbë që muaj më parë deklaruan se nëse fiton krahu jonë në Mal të Zi një ndër veprat e para që duhet të realizohen është tërheqja e njohjes së shtetësisë së Kosovës”.

Rolin e faktorit shqiptar në zgjedhjen e presidentit të ri të Malit të Zi, Zenka e ka parë si të zakonshëm – që ndodh te shqiptarët edhe në trevat tjera.

“80% ia dhanë votëbesimin ish-presidenti Gjukanoviq, por ky 20% është një dukuri që manifestohet edhe në Kosovë dhe trevat shqiptare sepse gjithmonë brenda një trupi votues janë edhe këta elemente që së pari shikojnë interesat e veta materiale pa marrë parasysh pasojat për popullatën e tyre”, ka theksuar ai.

Zenka e sheh zgjedhjen e Milatoviqit aq të rrezikshme sa ka thënë se nëse në zgjedhjet parlamentare që mbahen në verë në Mal të Zi nuk fitojnë properëndimorët, shteti malazias ka rrezik shthurjeje.

Ai ka deklaruar se duhet mobilizim maksimal i pakicave, përfshirë shqiptarët, si dhe mobilizim i malaziasve properëndimorë.

“Do të vijmë deri në një organizim i mirëfilltë si nga ana e pakicave dhe forcave malaziase që gravitojnë nga integrimet evropiane. Duhet më seriozisht të rikuperojmë plagët e kësaj humbje, dhe të vijmë deri te një mobilizim maksimal i pakicave dhe malaziasve që kurrë më tepër nuk e kanë të rrezikuar shtetin dhe ekzistencën e tyre si komb malazias në shtetin e Malit të Zi. Me 11 qershor me optimizëm presim rezultat më të volitshëm për forcat proevropiane sepse nëse ndodh e kundërta atëherë të gjitha opsionet vinë në pyetje në Mal të Zi, deri te shthuarja e shtetit malazias”, ka thënë Zenka.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

13 minuta ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

10 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

15 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

1 ditë ago