POLITIKE

Zëvendësministri i Financave largohet nga konferenca në Tiranë për shkak të fusnotës ndaj Kosovës

Zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Agon Dobruna, ka njoftuar se është larguar nga konferenca rajonale për kujdesin e fëmijëve, pasi që emri i Kosovës ishte shoqëruar me fusnotë.

Dobruna përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka thënë se kërkesa e tyre ishte që emri i Kosovës të paraqitej pa fusnotë, por për pa ndonjë arsye e njëjta u refuzua.

“Mënyra si u trajtua përfaqësimi i Kosovës ishte thellësisht zhgënjyese dhe e papranueshme për një shtet sovran, që kontribuon në mënyrë aktive dhe të barabartë në këto procese. Pavarësisht kërkesës sonë të qartë dhe të drejtpërdrejtë për të korrigjuar këtë paraqitje, ajo u injorua, duke shkelur frymën e bashkëpunimit, respektit dhe barazisë që promovon vetë konferenca”, ka shkruar Dobruna.

Ai shtoi se prania e fusnotës e detyroi atë të largohet, duke e lënë pa e nënshkruar deklaratën e angazhimit nga vendet e Ballkanit Perëndimor për bashkëpunim rajonal në fushën e të drejtave të fëmijëve.

“Kosova është një realitet i pamohueshëm ndërkombëtar. Ne jemi të përkushtuar thellësisht për të garantuar të drejtat e fëmijëve tanë, për të ndërtuar sisteme sociale gjithëpërfshirëse dhe për të kontribuar në paqe e stabilitet në rajon”.

“Por kjo nuk mund të bëhet duke na mohuar subjektivitetin shtetëror, përmes një fusnote që bie ndesh me të vërtetën dhe me miqësinë që presim nga shtetet që na qëndrojnë pranë”.

Në vitin 2012, Kosova dhe Serbia kishin arritur një marrëveshje në kuadër të dialogut për përfaqësimin rajonal, që më vonë ishte bërë e njohur si “marrëveshje e fusnotës”, përmes saj fusnota do t’i shtohej emrit të Kosovës sa herë që vendi do të përmendej.

Vetëm kështu mundësohej përfaqësimi në konferenca e iniciativa të ndryshme rajonale e ndërkombëtare.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Aksident tragjik! Po tentonin të arratiseshin nga policia, por përplasen me makinën e uniformave blu, vdesin tre shqiptarët në Spanjë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malaga të Spanjës, ku tre shqiptarë humbën jetën…

35 minuta ago

“Divorci” i hidhur me Musk, Trump reagon sërish: I ka ikur mendja, s’dua të flas më

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka komentuar sërish përplasjen e ashpër që pati…

8 orë ago

Përplasje fatale në Spanjë, humbin jetën tre shqiptarë dhe një oficer policie pas grabitjes

Një ndjekje dramatike në Puerto de la Torre të Spanjës ka përfunduar tragjikisht me katër…

8 orë ago

Pjesëmarrja në Haxh bie në nivelin më të ulët në 30 vjet

Haxhi i këtij viti në Arabinë Saudite tërhoqi numrin më të ulët të pelegrinëve në…

12 orë ago

Azilanti palestinez e godet derën e stacionit policor në Lipjan – Dëmton zyrën gjatë intervistimit, ndalohet për 48 orë

Një incident i pazakontë ka ndodhur të enjten në stacionin policor në Lipjan, ku një…

12 orë ago

Serbët ‘bukë me vete’ në Shqipëri, ekipi i Stojkovic mbërrin sot në Tiranë! Masa të forta sigurie

Ekipi serb i futbollit mbërrin sot në Tiranë për sfidën e së shtunës (7 qershor…

13 orë ago