Lideri i opozitës në Turqi, Kemal Kilicdaroglu, mund të bëhet presidenti i radhës i vendit pas zgjedhjeve të 14 majit në Turqi. Të paktën kështu pretendon sondazhi i kryer nga agjencia sociologjike Aksoy, sipas mediave turke.
Dy kandidatët kryesorë presidencialë në Turqi janë Kilicdaroglu dhe presidenti aktual Erdogan, ndërsa në garë janë edhe Muharrem Ince dhe Sinan Ogan.
Rezultatet e sondazhit tregojnë se nëse ka raund të dytë të zgjedhjeve presidenciale, Kilicdaroglu do të fitojë me një diferencë prej 14.8%, pasi 57.4% e votuesve do të votonin për të dhe 42.6% për presidentin aktual.
Sipas sondazhit, rezultatet e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (31.1 për qind) në pushtet dhe Partisë Popullore Republikane në opozitë (30.6 për qind) pritet të jenë shumë të barabarta në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen krahas zgjedhjeve presidenciale.