POLITIKE

Zgjedhjet në Turqi/ Opozitari Kilicdaroglu: Rusia qëndron pas videove rozë që çuan në tërheqjen e Ince

Kandidati i opozitës në zgjedhjet në Turqi, Kemal Kilicdaroglu, me një mesazh në Twitter ka akuzuar Rusinë se qëndron pas operacionit kundër Muharem Ince.

“Të dashur miq rusë, ju qëndroni pas montazheve, komploteve, përmbajtjes Deep Fake, kasetave që u ekspozuan dje në këtë vend. Nëse doni që miqësia jonë të vazhdojë edhe pas 15 majit, pranoni dorën nga shteti turk. Ne jemi ende për bashkëpunim dhe miqësi”, ka shkruar ai në Twitter.

Pika për Kiliçdaroglu, tërheqja e Inçes

Muharrem Ince ka njoftuar tërheqjen e kandidaturës së tij nga zgjedhjet turke, një zhvillim që i jep pikë liderit të opozitës Kemal Kiliçdaroglu, i cili sipas sondazheve, tani po “përqafon presidencën”.

Vihet re se Ince vjen nga partia e Kilicdaroglu dhe gjatë gjithë kohës së fundit analistët theksuan se kandidatura e tij po shkurtonte votat, duke i çuar zgjedhjet për presidencën e Turqisë në raundin e dytë.

“Po tërheq kandidaturën time”, tha kreu i Partisë Memleket (Atdheu) gjatë një konference për shtyp. “Ajo që kam parë në 45 ditët e fundit, nuk e kam parë në 45 vitet e fundit”, tha Ince, duke iu referuar një videoje rozë të modifikuar nga Izraeli. “Për 45 ditë ka pasur një atentat të karakterit. Ata marrin një imazh nga një faqe interneti pornografike dhe e postojnë atë”, tha ai.

Në sondazhet e fundit, Indze ka mbledhur rreth 2% të votave, përqindje që i mungon Kilicdaroglu për të dalë fitimtar, edhe nga raundi i parë i ndeshjes.

Ditën e djeshme dhe mes thashethemeve, Ince anuloi paraqitjet e tij parazgjedhore për arsye shëndetësore.

Ince ditët e fundit ka qenë nën presion për t’u tërhequr nga gara për zgjedhjet presidenciale. Nëpërmjet Twitter ai mori kërcënime se do të bëhej publike një video e përfshirë në një aferë seksuale.

Dje Kemal Kilicdaroglu e ftoi të mbështeste Aleancën e Kombit. “Nëse do, le të vijë në tavolinën tonë, le të sjellim ndryshimin bashkë. Le ta pastrojmë së bashku këtë pisllëk nga politika”, tha ai.

Për presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, Ince ishte një aset kritik dhe qeveria kishte bërë gjithçka që mundej për të ngritur profilin e fushatës së tij.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

3 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

8 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

22 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

23 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago