Forcat e Ushtrisë Arabe Siriane kanë hyrë në qytetet kurde në kufirin verior të Sirisë me Turqinë pas një marrëveshje midis Forcave Demokratike Siriane (SDF) të udhëhequr nga Kurdët dhe regjimit të Bashar al-Asad.
Ushtria turke filloi një fushatë të pamëshirshme ajërore dhe tokësore kundër pozicioneve SDF në veri të Sirisë, pasi Trump i tha homologut të tij turk Rexhep Tajip Erdogan se po tërhiqte trupat amerikane nga kufiri, duke i dhënë dritë të gjelbër ofensivës turke.
SDF rezistoi një javë dhe tani detyrohej të bënte një marrëveshje me regjimin e mbështetur nga Rusia dhe Irani në Damask.
“Për të luftuar dhe parandaluar ofesivën turke, kei arritur një marrëveshje me qeverinë Siriane, e cila është përgjegjëse për mbrojtjen e kufijve të vendit dhe ruajtjen e sovranitetit Sirian, është arritur që ushtria Siriane të hyjë dhe të vendoset përgjatë kufirit Siri-Turqi, “tha Administrata Autonome e Sirisë Veriore dhe Lindore (NES) , organi politik që rregullon zonat kryesisht kurde.
Agjensia shtetërore Siriane e mediave SANA tha të hënën në mëngjes se “njësi të Ushtrisë Arabe Siriane hynë në Tel Tamr, në veriperëndim të Hasaka për t’u përballur me armikun turk”.
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…