LAJME

Zjarri masiv i Los Angelesit shumë pranë shtëpive të familjes Kardashian, enklava e tyre është në rrezik potencial për t’u përfshirë nga flakët

Zona ku jetojnë familja Kardashian është në rrezik të madh pasi zjarret masive vazhdojnë të shkatërrojnë Los Angelesin, duke përfshirë edhe shtëpitë luksoze të yjeve të Hollywoodit që po shuhen në pluhur.

Edhe Kardashianët mund të humbasin vilat e tyre në Hidden Hills dhe Calabasas, që ndodhen vetëm gjashtë milje larg njëra-tjetrës, ndërkohë që një zjarr i ri apokaliptik, i quajtur “Kenneth Fire”, kërcënon të përfshijë këto lagje të dëshiruara.

Sipas raportimeve të fundit, zjarri dyshohet se është shkaktuar nga një person që ka vënë flakën, i cili u arrestua nga policia të enjten në mbrëmje, shkruan DailyMail.

Khloe Kardashian, e cila bashkë me familjen e saj ka dhuruar ushqime për familjet e afektuara, shprehu zemërimin e saj ndaj personit përgjegjës për zjarrin në një postim në Instagram, ku ndau me ndjekësit e saj një video nga News Nation.

“Jeni të sëmurë, po ju uroj të ndiqeni me të gjitha pasojat!”, shkroi Khloe, duke shtuar: “Çfarë nuk shkon me njerëzit?! Zjarri i qëllimshëm! Të dënoheni me çdo kusht! Çfarë plehra!”.

Khloe gjithashtu ndau një histori nga motra e saj, Kourtney, ku ajo kërkonte lutje për “mbrojtje dhe paqe” në këtë kohë të vështirë.

Khloe dhe familja e saj janë duke ndihmuar aktivisht reaguesit e parë që po luftojnë me zjarret shkatërruese që po përhapen në Los Angeles.

Të enjten, faqja e Instagramit e restorantit Carousel — një restorant armeno-libanes — ndau me ndjekësit fotografi të ushqimeve që ata shpërndanë për zjarrfikësit, financuar nga familja Kardashian.

Carousel, me degë në Glendale dhe Hollywood, është një restorant i preferuar i familjes Kardashian/Jenner.

Në disa nga fotot e shpërndara nga restoranti, zjarrfikësit po mbajnë kutitë me ushqime dhe një faturë që tregon se totali i porosisë ishte 2,505.43 dollarë (2,432.50 euro).

“Ne me krenari shpërndamë ushqime për disa stacione zjarrfikësish sot. Falënderojmë anëtarët e linjës së parë për përkushtimin e tyre ndaj komunitetit. Falenderim të veçantë për familjen Kardashian për financimin e ushqimeve — bujarësia juaj nuk ka kufij”.

Restoranti etiketoi në postimin e tij Kim Kardashian, Kourtney Kardashian, Kendall Jenner, Rob Kardashian dhe Kris Jenner.

Ndërkohë, Paris Hilton ka bërë të ditur se shtëpia e saj u djeg gjatë zjarreve katastrofike në Kaliforninë Jugore.

Kjo ka ndodhur vetëm një ditë pasi 43 vjeçarja, konfirmoi se kishte parë shtëpinë të “digjej deri në themel në një transmetim live në televizion”.

Ajo e kishte blerë këtë rezidencë dykatëshe në vitin 2021 për $8.4 milionë dhe ishte ndodhur afër plazhit La Costa.

Shumë yje të tjerë të Holllywoodit janë kërcënuar me humbje të shtëpive nga zjarret masive që kanë përfshirë vendin këto ditë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

2 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

16 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago