FOTO&VIDEO

Zjarri në spitalin Covid të Tetovës, rritet bilanci i viktimave

Ka shkuar në 15 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e zjarrit që përfshiu mbrëmjen e së mërkurës spitalin modular të Tetovës, ku trajtoheshin të sëmurët me koronavirus.

Burime zyrtare bëjnë me dije se mes viktimave ka pacientë, por edhe pjesëtarë të stafit mjekësor.

Zjarri i fuqishëm në këtë strukturë spitalore është paraprirë nga një shpërthim që mendohet të jetë shkaktuar nga oksigjeni që përdoret për të sëmurët me covid. Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak dhe të materialeve që përdoren në spital.

Në momentin e ngjarjes në spital mendohet të kenë qenë të shtruar 24 pacientë. 30 forca zjarrfikëse dhe disa mjete shkuan në vendngjarje dhe arritën të venë flakët në kontroll pas disa orësh.

Autoritetet zyrtare mendojnë se bilanci i viktimave mund të thellohet ende pasi ka ende persona të humbur.

Një ekip hetimor prej 5 prokurorësh nga Tetova dhe Shkupi është ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë që tronditi mbarë opinionin.

Kryeministri Zaev e ka konsideruar një tragjedi të madhe ngjarjen në Tetovë. Pasi ngushëlloi familjarët e viktimave, kreu i shtetit kërkoi hetimin e plotë të ngjarjes.

“Një tragjedi e madhe ka ndodhur në qendrën COVID-19 në Tetovë. Një shpërthim shkaktoi një zjarr. Zjarri u shua, por edhe shumë jetë u shuan. Lufta për jetën vazhdon ende, dhe të gjitha shërbimet janë përgjigjur me sakrifica dhe shpëtim njerëzish. Unë shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet dhe të afërmit e të ndjerit dhe uroj shërim të shpejtë të plagosurve. Shkaqet e zjarrit do të përcaktohen, për të cilat autoritetet gjyqësore janë tashmë në terren. Kjo është një ngjarje vërtet tragjike dhe mund t’ju ​​siguroj se e gjithë lidershipi shtetëror është i përkushtuar për zgjidhjen e shpejtë të kësaj situate”, shkruan Zaev.

Mesazhe ngushëllimi në drejtim të familjarëve të viktimave dhe autoriteteve maqedonase në këto moment të vështira kanë shkuar dhe nga liderët më të lartë politikë nga Shqipëria dhe Kosova.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

8 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

18 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

22 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

22 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago