LAJME

“Zot ruaje e mbroje habibin”- Hoxha lutet për kikbokserin që sulmon gratë

“Zot ruaje e mbroje habibin” është lutja e hoxhës Ahmed Kalaj për ish-kampionin i kikboksit Andrew Tate, i cili njihet për sulmet e tij kundër grave. I njëjti është arrestuar për trafikim pasi akuzohet së bashku me dy gra i detyruan viktimat të krijonin pornografi me pagesë për mediat sociale.

Postimi i hoxhës nga Tirana nuk duket i çuditshëm për një numër të madh të përdoruesëve të rrjetit social, Facebook. Ka nga ata që madje i kanë lënë komente të tipit pozitiv si “allahu e liroftë nga kjo sprovë”, “shumë njerëz pa kurrfarë gabimi po plaken në burgje” e “amin jarabi”

Postimi i imamit të xhamisë “Dine Hoxha” në Tiranë, ka marrë afro 7 mijë pëlqime dhe 400 qind komente.

“Zot ruaje e mbroje habibin! Amin!” – shkroi ai sipër fotografisë së Tate.

Andrew Tate mbetet në paraburgim në Rumani edhe 30 ditë

Influencuesi britaniko-amerikan, Andrew Tate, ka humbur përpjekjen për t’i dhënë fund paraburgimit të tij në Rumani.

Tate u arrestua së bashku me vëllain e tij, Tristan, muajin e kaluar si pjesë e një hetimi mbi akuzat për trafikim me qenie njerëzore dhe përdhunim, të cilat ata i mohojnë.

Autoritetet dyshojnë se dyshja, së bashku me dy gra rumune – formuan një grup kriminal për trafikimin e njerëzve në Rumani dhe vende të tjera, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe.

Ata do të vazhdojë të mbesin në paraburgim edhe për 30 ditë, pasi një gjykatë rumune ankesën e tyre të martën.

Ish-kikboksieri, i lindur në SHBA, me nënshtetësi britanike, Tate ka ndërtuar një markë multimilionëshe në internet mbi konceptet e maskulinitetit, mizogjinisë dhe “krijimit të pasurisë”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Tragjike: Katër kosovarë dyshohet se humbën jetën në vendin e punës në Austri

Një rast i rëndë është regjistruar këtë të martë në Vjenë të Austrisë. Sipas raportimeve…

2 orë ago
  • KRYESORE

SHBA-ja duhet ta rishqyrtojë anëtarësimin në NATO, thotë Trumpi

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Shtetet e Bashkuara duhet ta rishqyrtojë anëtarësimin e…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja në Gjakovë: Pse e prishën miqësinë vrasësi e viktima?

Lokali “My Place” punoi të hënën prej mesnate deri në mëngjes me disa njerëz brenda.…

3 orë ago
  • POLITIKE

“Mosgatishmëria e evropianëve për luftën në Iran, senatori amerikan: Nuk e kam parë kurrë Trumpin kaq të zemëruar

Senatori amerikan Lindsey Graham deklaroi se ka biseduar me Presidentin Donald Trump rreth “mosgatishmërisë” të…

4 orë ago
  • KRYESORE

Trump e bën publik zhgënjimin: Starmer nuk na mbështeti!

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se mendonte se Europa do të kishte ndihmuar SHBA-të…

5 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli eliminon drejtuesit kryesorë të Iranit, ‘shpëton’ vetëm presidenti Pezeshkian: Lista e plotë e figurave të larta të vrara

Izraeli thotë se ka vrarë një tjetër figurë të lartë të Iranit, Ali Larijani, në…

6 orë ago