FOTO&VIDEO

Zvicër: Hapet shkolla shqipe në Emmen të Kantonit të Lucernit

Mësuesi Vaxhid Sejdiu para prindërve pjesëmarrës bëri një prezantim të detajuar të Shkollës Shqipe

Pas disa javëve punë dhe angazhim rreth hapjes së pikave shkollore në Emmen të Kantonit të Lucernit, më 15. Janar 2020, u organizua një mbrëmje prindërore me prindërit shqiptarë të këtij qyteti. Temë e kësaj mbrëmje informative ishte padyshim hapja e shkollës shqipe dhe njëherit ruajtja e gjuhës amtare.

Me të drejtë moto e kësaj mbrëmje informative ishte fjala popullore “Gjuha ruhet aty ku shkruhet”.

Mësuesja Liljana Doda – Gojani duke e bërë prezantimin e planit mësimor. Dhe me të drejtë u konstatua në këtë mbrëmje se është më se nevojshme hapja e jo vetëm një pike shkollore por e disa pikave shkollore në gjuhën shqipe sepse numri i fëmijëve shqiptarë është i madh dhe nevoja për ta mësuar gjuhën amtare është më se e domosdoshme. Ky aktivitet i cili filloi muaj më parë u iniciua nga veprimtari dhe një ndër mësuesit më të dalluar të gjuhës Shqipe në Zvicër Vaxhid Sejdiut, në bashkëpunim me Ambasadën Shqiptare në Bern, veprimtarët e kantonit të Lucernit, mësuesen Liljana Gojani dhe erdhi natyrshëm duke u bashkuar me vullnetin e prindërve arsimdashës, si dhe bashkërisht duke e konkretizuar këtë projekt kaq te rëndësishëm për fëmijët shqiptarë, më 15 Janar 2020.

Mbledhjen e hapi mësuesja zvicerane znj. Luzia Bozhdaraj – Sidler, e cila i përshëndet prindërit shqiptarë në emër të shkollës zvicerane duke ju dëshiruar mirëseardhje dhe njëherit duke iu bërë apel prindërve shqiptarë, që fëmijët e tyre t`i dërgojnë në gjuhën amtare. Pastaj mësuesi Vaxhid Sejdiu bëri një prezantim të Shkollës Shqipe në Zvicër, organizimin si dhe shtrirjen e saj gjithkund ku ka fëmijë shqiptarë.

Mësuesja e Shkollës shqipe në Emmen Liljana Doda – Gojani, i njoftoi prindërit për organizimin e shkollës shqipe, ndarjen në grupe dhe planin mësimor. Ajo me të drejtë tha: “se me prindër si ju mund të arrijmë edhe me shumë në të ardhmen. Bashkëpunimi, përkushtimi dhe mbështetja që kemi pasur nga autoritetet e drejtorive të shkollave përreth ka qenë befasues dhe mjaft motivues për ne . Dhe neve nuk ka mbetet gjë tjetër përveç se nxënësve të shkollës shqipe t`iu urojmë shumë suksese”. Pas një bashkëbisedimi me prindërit rreth organizimit të shkollës shqipe në Emmen të Lucernit u shtrua një apero për pjesëmarrësit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

Arrestohet Gjesti, dyshohet për armëmbajtje pa leje

Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin…

1 orë ago
  • KRYESORE

Arrestohen në flagrancë dy të dyshuar për fajde në Prizren, publikohet momenti i kapjes së tyre

Policia e Kosovës në një komunikatë të përbashkët me Prokurorinë Themelore të Prizrenit, kanë njoftuar…

4 orë ago
  • KRYESORE

Ukraina ka goditur fabrikën ruse të ‘komponentëve të raketave’

Forcat ukrainase kanë goditur një nga “fabrikat më të rëndësishme ushtarake” të Rusisë. Kështu tha…

7 orë ago
  • POLITIKE

Ish-kryeministri izraelit akuza të forta ndaj Erdoganit: Po krijon aleancë sunite në rajon

Ish-kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, ka paralajmëruar për rrezikun e krijimit të një aleance të…

7 orë ago
  • KRYESORE

Irani pranon plagosjen e ajatollahut të ri

Në ditën e 11 të sulmeve të izraelito-amerikane ndaj Iranit, tensionet janë përqendruar në Ngushticën…

8 orë ago
  • BREAKING NEWS

Irani paralajmëron: Do të godasim bankat, qëndroni larg 1 kilometër

Komanda e përbashkët ushtarake e Iranit ka paralajmëruar se bankat dhe institucionet financiare tani janë…

10 orë ago