Linja ajrore Prishtinë – Beograd, është hapur edhe zyrtarisht. Kujtojmë që kjo linjë ajrore ka qenë e mbyllur që nga koha e luftës.
Për hapjen e saj, kanë shpreh përgëzimet personalitetet vendore e ndërkombëtare, përfshi këtu NATO-n.
Por, ka zëra të tjerë që, fjala vjen veprimtari Uk Lushi, i cili thotë se kjo linjë ajrore nuk duhet të përdoret në mënyrë kategorike, duke përjashtuar – siç tha ai – rastet e zorit.
Postimi plotë i Uk Lushit:
Linja ajrore Prishtinë- Beograd nuk është as fitore dhe as përfituese as për Kosovën dhe as për shqiptarët. Pjesa më e madhe e profitit nga kjo linjë mbetet në Serbi. Është një veprim që i mundëson Serbisë të instrumentalizojë Rezolutën 1244 dhe anashkalojë shtetin e Kosovës duke bërë palë Unmik-un dje KFOR-in. As Unmik-u dhe as KFOR-i nuk mund ta zëvendësojnë sovranitetin e popullit të Kosovës. Megjithatë Kosova duhet ta hapë këtë linjë sepse ajo është gjest politiko-ekonomik që mund të përdoret në bisedat për mbylljen e punëve Kosovë-Serbi. Sidoqoftë, Kush i thotë vetes shqiptar e mban mend krmet serbe kundër shqiptarëve prej vitit 1912 nuk duhet të shfrytëzojë këtë linjë, përveç ndonjë zori të madh.
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…