FOTO&VIDEO

Zvicra burgos burrin nga Kosova dhe gruan zvicerane pasi torturuan fëmijët e tyre me vite

Gjykata e Lartë e Zvicrës ka dënuar dy prindërit që kishin torturuar fëmijët e tyre. Babai është dënuar me 16.5 vjet burgim dhe nëna me 10.5 vjet. Të dy kanë mohuar akuzat dhe ia kanë lënë fajin njëri-tjetrit, raportoi Blick.

Djali nëntë vjeçar peshonte vetëm 18.5 kilogramë, është thënë ndër tjerash.

Gjykata gjeti se të dy, nëna dhe babai, kishin abuzuar fëmijët. Nëna është zvicerane kurse burri me origjinë nga Kosova.

Çifti ka disa fëmijë. Njëra vajzë dhe njëri djalë vuajtën më së shumti, shpjegoi prokurorja gjatë gjyqit. Ajo foli për torturën psikologjike dhe fizike dhe një regjim torture që zgjati me vite.

Vajza dhe djali i tyre mbaheshin mbyllur për vjet nga prindërit, fillimisht në dhomën e fëmijëve e më pas në bodrum. Sipas aktakuzës, ata mbanin erë banjoje dhe detyroheshin të bënin nevojat në dysheme. Ata lejoheshin jashtë vetëm për të shkuar në shkollë. Prindërit një herë e detyruan vajzën të hante të vjellat e saj dhe djalin jashtëqitjen e tij.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

9 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

13 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago