POLITIKE

Zyberaj: Baci nuk mund të karantinohet në konviktet e studentëve

Jetlir Zyberaj, këshilltar i ish-ministrit të jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë ka reaguar lidhur me paralajmërimin se nëse kreu i AKR-së vjen nga Zvicra, mund të përfundojë në karantinë në konviktet e studentëve në Prishtinë.

Zyberaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “nëse vjen [Pacolli], vjen direkt nga shtëpia e tij, me avion privat duke respektuar rregullat e udhëzuara në Zvicër”.

“Ideja për karantinë në një konvikt studentor është një model kinez që nuk është aplikuar në vendet e përparuara të Evropës”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Zyberajt:

“Behgjet Pacolli ka respektuar rreptësisht rregullat e autoriteteve zvicerane dhe ka qëndruar në shtëpinë e tij në Lugano në mbyllje në javët e fundit që nga shpërthimi i virusit. Ai nëse vjen, vjen direkt nga shtëpia e tij, me avion privat duke respektuar rregullat e udhëzuara në Zvicër.

Si del se autoritetet e Kosovës nuk kanë besim në rregullat e zbatuara nga autoritetet zvicerane?.

Ideja për karantinë në një konvikt studentor është një model kinez që nuk është aplikuar në vendet e përparuara të Evropës”, ka shkruar Zyberaj.

Sot, gjatë ditës mediat raportuan se Behgjet Pacolli mund të kthehet në Kosovë nga shteti i Zvicrës. Kthimi i tij në vendlindje vjen në ditët kur LDK po kërkon parti për të lidhur koalicionin qeverisës për ekzekutivin e ri.

Ministri i Shëndetësisë në detyrë, Arben Vitia, i pyetur nëse duhet që Pacolli t’i respektojë vendimet e Instituti Kosovar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, që pasi të hyjë në Kosovë të vendoset në karantinë për 14 ditë, siç bëjnë të gjithë ata që vijnë nga vendet jashtë Kosovës, ka thënë se nuk i takon atij që të përcaktojë përjashtime.

“Ministria e Shëndetësisë mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e shëndetit publik të qytetarëve. Shëndeti i qytetarëve tanë është mbi të gjitha. Andaj, që në fillim të shfaqjes së rasteve të para me COVID-19 në vendin tonë, në koordinim të plotë me të gjitha ministritë e linjës, janë përcaktuar rregullat bazuar në rekomandimet e IKSHPK-së”, ka thënë Vitia.

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka bërë thirrje që t’i mundësohet kthimi në vend, liderit të AKR-së, Behgjet Pacollit, si deputet dhe përfaqësues i popullit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia në Gjakovë sekuestron një veturë të kërkuar nga Interpoli gjerman

Policia e Kosovës ka sekuestruar një veturë me targa të huaja në Gjakovë, pasi e…

18 orë ago
  • BOTA

Putin pranon goditjen ekonomike nga sulmet ukrainase, paralajmëron kundërpërgjigje më të ashpër

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar se sulmet e vazhdueshme ukrainase ndaj infrastrukturës strategjike ruse…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Pakistani: SHBA-ja dhe Irani pranë marrëveshjes historike, finalizimi mund të ndodhë brenda një dite

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…

1 ditë ago
  • BREAKING NEWS

A do e marrë SHBA uraniumin? Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…

2 ditë ago
  • BOTA

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…

2 ditë ago
  • BOTA

Trump kritikon kurdët në Iran: Ne u dërguam armë, ata i mbajtën për vete – më zhgënjyen

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…

2 ditë ago