FOTO&VIDEO

Zyrtare: 259.891 veta në Zvicër flasin shqip

Shqipja si idioma e katërt më e pranishme jo-gjermane në Zvicër në vitin 2010 flitej nga 2.7 për qind e popullsisë rezidente ndërsa në vitin 2018 ajo flitej nga 3.1 për qind. Saktësisht, shqipen në Zvicër e flasin 259.891 persona.

62.8 për qind e popullsisë rezidente në Zvicër flasin gjermanisht ose “schweizerdeutsch” (dialektin zviceran të gjermanishtes) gjermanisht. 22.9 për qind frëngjisht, 8.2 për qind italisht dhe 0.5 për qind gjuhën retromane, thuhet në të dhënat më të reja të publikuara sot nga Zyra Federale për Statiostikë.

Këto janë katër gjuhët vendore në Zvicër. Ndërkohë që përqindja e gjuhëve autoktone zvicerane të folura ka mbetur pakashumë e pandryshuar, nga viti 2010, gjermanishtja ka rënë për 2.2 % gjatë kësaj periudhe, transmeton albinfo.ch.

Anglishtja është rritur nga 4.2 përqind në 2010 në 5.8 në 2018. Portugalishtja, gjuha e dytë më e pranishme e huaj, dëgjohet gjithashtu pak më shpesh: 3.6 për qind e popullsisë e kanë folur atë në vitin 2018 në krahasim me 3 për qind, tetë vjet më parë.

Është interesante në këtë statistikë lëvizja e gjuhës shqipe, shkruan albinfo.ch. Shqipja si idioma e katërt më e pranishme jo-gjermane në Zvicër në vitin 2010 flitej nga 2.7 për qind e popullsisë rezidente ndërsa në vitin 2018 ajo flitej nga 3.1 për qind. Saktësisht, shqipen në Zvicër e flasin 259.891 persona.

Kjo tregohet nga vlerësimi i regjistrimit federal të vitit 2018 nga Zyra Federale e Statistikave (BFS).


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

8 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

18 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

21 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

22 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago