Partia e Serbëve të Kosovës ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 23 prillit, në veri të Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur, kryetari i kësaj partie, Aleksandar Jabllanoviq.
Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, ai ka thënë se vendimi për tërheqje është marrë nga kryesia e partisë.
Sipas tij, partia e tij po tërhiqet, sepse nuk ka kushte adekuate për mbajtje të zgjedhjeve, si dhe është ankuar për mënyrën se si do të mbahen ato, duke përmendur faktin se do të mbahen në kontejnerë dhe se siguria do të garantohet nga Policia e Kosovës.
Ai ka thënë se nuk ka pasur presion për pjesëmarrje në zgjedhje, ndonëse ka pritur diçka të tillë.
Jabllanoviq u ka bërë thirrje të gjithë përkrahësve që të mos dalin të dielën në zgjedhje.
Kjo parti e ka pasur vetëm një kandidat për kryetar, vetë Jabllanoviqin, dhe 20 kandidatë për asamble komunale të Leposaviqit.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka dhënë një intervistë për revistën italiane ‘Vanity Fair’ me gazetaren…
Shtetet e Bashkuara pritet të bëjnë ndryshime në kontributin e tyre në misionin e NATO-s…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se marrëveshja mes SHBA-së…
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar ish-pjesëtarin e ISIS-it, Hysri Selimi, me gjashtë vjet…
Çmimet e naftës ranë në Azi të hënën pasi Pakistani, i cili ka ndërmjetësuar përfundimin…
Policia e Kosovës ka sekuestruar një veturë me targa të huaja në Gjakovë, pasi e…