Zyrtari i LDK-së e quan “komunist e marksist leninist të dreqit” këshilltarin e Kurtit

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Naser Rugova, i ka reaguar Elvis Hoxhës, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti.

Rugova ka folur ashpër ndaj Hoxhës, të cilin e ka quajtur “komunist e marksist leninist të dreqit”.

Sipas tij, ai nuk mund t’i mbajë ligjërata LDK-së, e aq më pak kryetarit të saj.

“Tregoni atij dhe sojit të tij që kot shohin ëndrra, komunizmin në Kosovë nuk e lejojmë”, ka shkruar Rugova në një postim në Facebook.

Hoxha, sot kishte thënë se Agim Veliu u fut në Qeveri për t’i dërguar votat e elektoratit të LDK-së te Presidenti Hashim Thaçi.

Postimi i plotë i Rugovës:

Dëgjova që një njëfarë Elvis Hoxha nga Tirana e paska marrë në gojë Kryetarin Mustafa.

A mund dikush të më tregojë kush është ky far Elvisi, komisar politik (komunist e marksist leninist i dreqit) që të mendojë se mund t’i mbajë ligjërata LDK-së, e aq më pak kryetarit të saj?

Edhe, prej kur hienat enveriste nga Tirana paskan marrë guxim e pushtet të drejtojnë punët e Kosovës?

Tregoni atij dhe sojit të tij që kot shohin andrra, komunizmin në Kosovë nuk e lejojmë!