Aeroporti i Prishtinës ka bërë të ditur se që nga nesër nuk ka më asnjë fluturim komercial të planifikuar.
Përmes një njoftimi, është bërë e ditur se që nga periudha e kufizimit të fluturimeve për shkak të koronavirusit, janë 12 mijë udhëtarë që janë shërbyer në aeroport.
Po ashtu, kanë qenë mbi 10 mijë udhëtarë në nisje nga Prishtina për në destinacionet tjera.
Njoftimi i plotë nga aeroporti:
Të dashur udhëtarë,
Ju njoftojmë se që nesër me datë 22 Mars 2020, e ditëve në vijim nuk kemi asnjë fluturim komercial të planifikuar!
Që nga koha e kufizimeve të fluturimeve në aeroport, janë rreth 12,000 udhëtarë që ANP ‘Adem Jashari ‘ ka shërbyer, dhe nga kjo shifër janë mbi 10,000 udhëtarë në nisje nga Prishtina për destinacionet tjera dhe udhëtarët tjerë në arritje, ku kryesisht janë mërgata jonë.
Më tej, ju njoftojmë se çdo njoftim të ri do ta bëjmë publik këtu!
Në emër të Menaxhmentit dhe gjithë punonjësve të ANP ‘Adem Jashari’ LKIA, iu urojmë shëndet dhe urojmë që ta kalojmë këtë sfidë bashkërisht!
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…