KRYESORE

Zyrtari ushtarak amerikan: Rusia teston SHBA-të në Siri

Sipas kryekomandantit amerikan të forcave ajrore, Rusia po teston SHBA-të në Siri, disa ditë pasi trupat amerikane parandaluan arritjen e forcave ruse në një fushë të naftës në Siri.

Duke folur para gazetarëve në Pentagon, gjeneral majori i forcave ajrore dhe zv/komandant për operacione dhe inteligjencë për trupat amerikanë në Siri, Alex Grynkewich, tha se SHBA-të dhe Rusia kanë “angazhime të ndryshme” në terren dhe paralajmëroi forcat ruse të mos ndërmarrin veprime provokuese.

Komentet e tij vijnë pas një incidenti gjatë fundjavës së kaluar, kur ushtarët amerikanë ndaluan një patrullë ushtarake ruse gjatë rrugës së tyre për në një fushë të naftës afër qytetit Rumaila të provincës Hasakah.

I pyetur nëse forcat ruse po testojnë palën e SHBA-ve, Grynkewich tha se, “Mendoj se rusët gjithmonë po na testojnë”.

Bllokimi i forcave ruse në Siri për të arritur në fushën e naftës përfundoi pa të shtëna apo ndonjë dhunë midis dy palëve.

“Mesazhi ynë çdo herë është të përpiqemi të de-eskalojmë situatën, jo të ndërmarrin ndonjë veprim provokativ dhe u kërkojmë atyre të respektojnë protokollet”, u shpreh Grynkewich.

Vitin e kaluar, SHBA dërgoi forca shtesë në Sirinë lindore për të parandaluar që fushat e naftës të ktheheshin në duart e DEASH-it, Rusisë apo regjimit sirian të Bashar al-Assadit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

7 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

11 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

13 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

1 ditë ago