POLITIKE

​Pompeo: Nevojiten 9 miliardë dollarë që bota t’i përgjigjet dështimeve të Partisë Komuniste të Kinës

Sekretari i Shtetit amerikan Mike Pompeo sot e ka quajtur njoftimin e Kinës për një pagesë prej 2 miliardë dollarësh për të luftuar pandeminë si “të parëndësishme” në krahasim me qindra-mijëra jetë të humbura dhe dëmet e bëra.

Pompeo hodhi poshtë pretendimet e presidentit Xi Jinping, se Pekini vepronte në mënyrë transparente pas shpërthimit të pandemisë në Kinë, duke shtuar se Xi duhet të kishte mbajtur një konferencë për shtyp dhe të lejonte gazetarët të shtronin pyetje.

“Presidenti Xi tha këtë javë se Kina po vepron në mënyrë të hapur, transparente dhe me përgjegjësi. Unë do të doja që të ishte kështu”, tha Pompeo në një konferencë për shtyp, duke shtuar se Kina vazhdon të mohojë mostrat e virusit dhe qasjen në lehtësira dhe “shumë, shumë më tepër se kaq”.

Tensionet midis Shteteve të Bashkuara, vendi më i prekur në pandemi dhe Kina janë rritur në javët e fundit.

Trump kërcënoi të tërhiqej nga Organizata Botërore e Shëndetit mbi përgjigjen e saj ndaj pandemisë dhe e quajti atë një “kukull të Kinës”, ndërsa Xi premtoi t’i paguante organizatës 2 miliardë dollarë.

“Kontributi i Kinës në luftën kundër pandemisë është i parëndësishëm në krahasim me kostot që i ka imponuar botës. Kjo katastrofë ka marrë jetën e 90,000 amerikanëve, më shumë se 36 milionë amerikanë kanë humbur punët e tyre që nga marsi, dhe 300,000 kanë vdekur në të gjithë botën. Sipas vlerësimeve tona, 9 miliardë dollarë janë të nevojshëm që bota t’i përgjigjet dështimeve të Partisë Komuniste të Kinës”, tha Pompeo.

Ai akuzoi Kinën se po kërcënonte Australinë me “hakmarrje ekonomike” pasi vendi bëri thirrje për një hetim të pavarur mbi origjinën e virusit, dhe tha se drejtori ekzekutiv i OBSH-së Tedros Adhan Ghebreyesus ishte “jashtëzakonisht i lidhur ngushtë me Pekinin shumë përpara pandemisë aktuale” dhe e konsideron atë ” tejet shqetësuese ”.

Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara kanë siguruar rreth 10 miliardë dollarë për një përgjigje ndërkombëtare ndaj pandemisë, përfshirë studimin e zhvillimit të vaksinave dhe ndihmën humanitare.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

11 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

12 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

18 orë ago
  • BOTA

Do uronte gratë e vajzat për 8 Marsin, Putini mbytet dhe kollitet për 30 sekonda! Pastaj kërkon përsëritjen e regjistrimit

Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…

19 orë ago
  • KRYESORE

Banorja nga Teherani: Njerëzit do të preferonin të vdisnin nga bombardimet sesa në burgjet e Republikës Islamike

Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…

20 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike, pamje

Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…

24 orë ago