LAJME

“1 milion euro ose…”, shqiptari dhe dy grekë rrëmbejnë biznesmenin në Spanjë

Një shqiptar dhe dy grekë janë arrestuar nga policia spanjolle, pasi akuzohet se rrëmbyen për disa orë një biznesmen të huaj në Spanjë. Mediat raportojnë se ngjarja ka ndodhur të mërkurën, në Benalmádena, Kosta del Sol, kur tre personat dërguan një foto të biznesmenit, të cilit i kishin drejtuar pistoletën në kokë.

Fotoja iu dërgua një miku të tij në Hungari, ku i kërkohej 1 milion euro në këmbim të lirimit. Çuditërisht brenda vetëm pesë orësh, hetuesit kishin arritur të lironin personin dhe kishin arrestuar autorët e dyshuar. Duket se për shkak të mungesës së vigjilencës nga rrëmbyesit, biznesmeni ka mundur të dërgojë një fotografi të bërë nga dritarja e vendit ku ai po mbahej.

Fotoja më vonë i lejoi hetuesit të gjenin vendndodhjen e biznesmenit, i cili doli të ishte një vilë e madhe trekatëshe në Benalmádena. Duke vepruar me shpejtësi, Policia Kombëtare ngriti një operacion të gjerë të përbërë nga pesëdhjetë policë, të cilët rrethuan shtëpinë me qëllim shpëtimin e viktimës dhe arrestimin e autorëve.

Policia hyri në pronë rreth orës 18:00 të ditës së djeshme, ku gjeti dy armë zjarri me municion, njëra me silenciator. Autorët u arrestuan me sukses, dy shtetas grekë dhe një shqiptar, 35, 36 dhe 54 vjeç. Të tre të arrestuarit mbahen të gjithë aktualisht në Komisariatin e Policisë Krahinore në pritje të gjykimit. Po ashtu është liruar edhe biznesmeni, i cili fatmirësisht ka marrë vetëm lëndime të lehta.

 

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Garda Revolucionare e Iranit: Trumpi le t’i dërgojë anijet e tij në Gjirin Persik po guxoi!

Zëdhënësi i Gardës Revolucionare (IRGC), Ali Mohammad Naini, hodhi poshtë pretendimet e SHBA-ve se aftësitë…

7 orë ago
  • BREAKING NEWS

Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëheqësi i ri suprem i Iranit dërgohet në Moskë për kurim

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, thuhet se është dërguar fshehurazi në Moskë…

10 orë ago
  • BREAKING NEWS

Lideri i ri iranian dërgohet në Moskë pas plagosjes në sulmin ajror

Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, 56 vjeç, i cili mori detyrën pas…

12 orë ago
  • BOTA

U raportua se është vrarë, shfaqet Netanyahu: Po vdes vetëm për kafe

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpërndarë në “X” një video te tij teksa blen kafe…

13 orë ago
  • KRYESORE

Ligji për gjuhën shqipe në Kushtetuese, Pendarovski: Problem i madh nëse shfuqizohet

Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka folur për statusin e gjuhës shqipe dhe…

14 orë ago
  • KRYESORE

Pentagoni identifikon gjashtë pilotët e vrarë në rrëzimin e aeroplanit në Irak

Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…

19 orë ago