Ngjarja në shkollën fillore “Pavarësia” në Prishtinë ka marrë një tjetër rrjedhë pas dëshmisë së psikologut të kësaj shkolle, Nazim Mahmuti. Sipas tij, videoja e publikuar shfaq vetëm momentin e fundit të incidentit, ndërsa pretendon se mësimdhënësi ishte viktimë e një sulmi të organizuar nga një grup nxënësish, shkruan Insajderi.
Psikologu Mahmuti ka sqaruar se arsimtari, i cili njihet si një ndër më korrektët në shkollë, u provokua rëndë me fyerje dhe sharje nga një nxënës i klasës së nëntë (A.O.).
Sipas versionit të shkollës, nxënësi ka shfrytëzuar orën e pushimit të mësimdhënësit për t’u futur në sallën e arsimtarëve, vend ky që nuk ka kamera sigurie.
“Ai (nxënësi), shkon i thërret edhe nëntë nxënës të tjerë, pra një grumbull nxënësish. 10 nxënës futen në sallën e arsimtarëve dhe e sulmojnë arsimtarin”, deklaroi psikologu Mahmuti për Zëri, përcjell Insajderi.
Mahmuti pretendon se nxënësit e kanë planifikuar sulmin në një hapësirë pa kamera dhe se videoja që qarkulloi në media tregon vetëm reagimin e mësimdhënësit teksa përpiqej të “neutralizonte” situatën pasi ishte sulmuar dhe fyer rëndë.
Profesori, tashmë është shoqëruar në polici dhe pas intervistimit është ndaluar për 48 orë.
Lajmi e ka konfirmuar për Insjaderin Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi.
“Po mund të ju konfirmoj se ai është ndaluar për 48 orë”, tha ai.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…