FOTO&VIDEO

Dënohet me 4 mijë e 500 euro gjobë pasi pranoi se ka hapur bastore në kundërshtim me ligjin

Gjilan – Naim Gagica u dënua nga Gjykata Themelore në Gjilan me 4 mijë e 500 euro gjobë, pasi pranoi se ka kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Aktgjykimi ndaj tij u shpall të hënën nga gjykatësi Rilind Sermaxhaj, sipas të cilit të akuzuarit i ndërpritet paraburgimit dhe se koha e kaluar aty do t’i llogaritet në dënimin e shqiptuar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Paraprakisht, në seancën fillestare të mbajtur në po të njëjtën ditë, pas leximit të aktakuzës nga prokurori Halim Borovci, i akuzuari Gagica e ka pranuar fajësinë.

Mbrojtësja e tij, avokatja e caktuar sipas detyrës zyrtare, Blerina Dermaku ka thënë se pranimi i fajësisë është bërë në mënyrë vullnetare.

Pranimi i fajësisë nuk u kundërshtua nga prokurori Borovci, e më pas u aprovua nga gjykatësi Sermaxhaj.

Në fund, avokatja Dermaku ka propozuar që të mbrojturit të saj t’i ndërpritet masa e paraburgimit, i cili propozim nuk u kundërshtua nga prokurori e u aprovua nga gjykatësi.

Sipas aktakuzës së ngritur më 22 tetor 2021 nga Prokuroria Themelore në Gjilan, Naim Gagica akuzohet se më 13 tetor 2021, në Gjilan, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër, ka hapur lokal me bastore sportive dhe lojëra të fatit, të ndaluara sipas Ligjit mbi Lojërat e Fatit.

Aty thuhet se Njësiti për realizimin e urdhëresave, gjatë kontrollimit dhe verifikimit, ka konstatuar se i pandehuri ka ushtruar aktivitet pa licencë. Tutje, thuhet se në lokalin në fjalë janë takuar dy persona, të cilët ishin duke luajtur lojëra të fatit “Keno” si dhe janë sekuestruar disa gjësende si televizorë, monitorë, tiketa të fatit, para, e gjëra tjera.

Në aktin akuzues thuhet se janë sekuestruar para në vlerë 543.80 euro, e cila shumë së bashku me tiketat gjenden në prokurori, kurse gjërat e tjera të sekuestruara i janë dorëzuar terminalit doganor “Dheu i Bardhë”.

Me këtë, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” nga neni 294, paragrafi 2 të KPRK-së, për çka parashihet dënimi me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

12 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

22 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago