LAJME

13 të arrestuar në aksionin e Policisë kundër fajdeve, sekuestrohen mbi 55 mijë euro

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksionin e djeshëm që përfundoi me 13 të arrestuar.

Të njëjtit janë arrestuar nën dyshimet për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, si dhe nën dyshimet për fajde e detyrim, shkruan Reporteri.net.

Policia njofton se gjatë operacionit janë kontrolluar 19 lokacione vendbanime dhe lokale, ku disa prej të dyshuarve janë hasur duke mundësuar zhvillimin e lojërave online të bixhozit.

Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: para të gatshme 55.388 euro, 1700 franga zvicerane, 50.000 lek, 100 dollar 1320 dinar serb, dy armë zjarri, 39 copë fishek, 29 telefona celularë, 1 kompjuter laptop, 2 USB, 350 pako cigare pa banderola dhe 6 vetura.

Të gjithë të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Prizren, Malishevë, Suharekë, Prishtinë. 05.10.2022 – 17:50. Nga njësitë policore të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar, me autorizim të Prokurorit të shtetit Prokuroria Themelore Prizren, në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës, të mbështetur nga njësitë e specializuara policore kanë zbatuar urdhëresën e gjykatës dhe operacionin e koduar TOTO ku janë arrestuar 13 të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se kanë kryer veprat penale të cekura më lartë. Gjatë operacionit janë kontrolluar 19 lokacione vendbanime dhe lokale, ku disa prej të dyshuarve janë hasur duke mundësuar zhvillimin e lojërave online të bixhozit. Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: para të gatshme 55.388 euro, 1700 franga zvicerane, 50.000 lek, 100 dollar 1320 dinar serb, dy armë zjarri, 39 copë fishek, 29 telefona celularë, 1 kompjuter laptop, 2 USB, 350 pako cigare pa banderola dhe 6 vetura. Të gjithë të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, njofton policia.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

1 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

6 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

20 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

21 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago