BREAKING NEWS

16-vjeçari hyn me dy shokë për të vjedhur dhe vret nusen e xhaxhait duke e hedhur në rezervuar pasi pikas hajdutët

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur më 5 janar në fshatin Gjerbës të Mallakastrës, ku tre të rinj kanë masakruar një grua 50-vjeçare të cilës i hynë në banesë për të vjedhur, ndërsa krimi i rëndë është zbardhur nga policia ditën e sotme. Pasi i ka pikasur e kanë hedhur në rezervuarin e fshatit.

Tre të rinj janë vënë në pranga si autorë të vrasjes së 50-vjeçares Drita Saliaj.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Komisariatin e Policisë Mallakastër janë paraqitur familjarët e 50 vjeçares, të cilët denoncuan largimin nga banesa të Drita Saliajt.

Pas marrjes së denoncimit, nga hetimet rezultoi se nipi i bashkëshortit të 50-vjeçares, (djali i vëllait të burrit), në bashkëpunim me 2 shokë të tij, në datën 5 janar kanë shkuar për të vjedhur në banesën e saj dhe pas rezistencës të hasur nga Drita Saliaj, e kanë hedhur në rezervuarin e fshatit Gjerbës.

Në vijim të punës për zbardhjen e plotë të ngjarjes, nga shërbimet e policisë Mallakastër dhe Polumbarët e Repartit Special Renea u gjet në rezervuar trupi i pajetë i gruas.

Të arrestuarit janë dy 16 vjeçarë dhe një 26 vjeçar. L. S., 16 vjeç, banues në Gjerbës, djali i kunatit të së ndjerës, S. Sh., 16 vjeç, banues në Çërrillë, dhe E. Z., 26 vjeç, banues në Gjerbës, Mallakastër.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

5 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

19 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago