A joint special forces team move together out of a U.S. Air Force CV-22 Osprey Feb. 26, 2018, at Melrose Training Range, New Mexico. At Emerald Warrior, the largest joint and combined special operations exercise, U.S. Special Operations Command forces train to respond to various threats across the spectrum of conflict. (U.S. Air Force photo/Senior Airman Clayton Cupit)
Dy avionë shpëtimi në aksion, që më pas u shkatërruan për të mos rënë në duart e armikut. Dhe pastaj shpëtimi, jashtë kufijve iranianë…
Këto janë detajet e para të misionit të Shteteve të Bashkuara për të shpëtuar pilotin e forcave ajrore, i cili kishte humbur pasi avioni F-15E u godit në Iran dy ditë më parë.
Presidenti amerikan Donald Trump tha se piloti është “i plagosur, por do të shërohet”.
Në aksion hynë forcat speciale amerikane: qindra ushtarë, dhjetëra avionë luftarakë dhe helikopterë, si dhe mjete inteligjence, në një garë kundër kohës për të mos lejuar kapjen e pilotit nga iranianët.
Operacioni i shpëtimit zgjati më shumë se dy ditë dhe përfshiu avionë, dronë dhe satelitë, ndërsa nga toka, ushtarë dhe civilë iranianë kërkonin pilotin hap pas hapi. Në fazat përfundimtare ka pasur shkëmbime të ashpra zjarri.
Gjetja e pilotit, i cili kishte vetëm një pistoletë për mbrojtje, ishte prioriteti kryesor për forcat amerikane gjatë 48 orëve të fundit. Shtetet e Bashkuara mobilizuan qindra forca speciale, dhjetëra avionë dhe helikopterë, si dhe kapacitete në fushën e inteligjencës dhe atë kibernetike.
Avionët e sulmit hapën zjarr dhe hodhën bomba për të larguar konvojet iraniane nga zona ku ndodhej piloti. Kur forcat amerikane u afruan, shpërtheu një përleshje me armë. Piloti arriti të koordinohej me forcat që po e shpëtonin falë pajisjes së tij të sinjalizimit dhe komunikimit të mbrojtur.
Pas shpëtimit, dy avionë transporti që do të merrnin komandot dhe pilotin mbetën të bllokuar në terren.
Forcat amerikane dërguan tre avionë të tjerë dhe vendosën të shkatërrojnë dy avionët e mbetur, për të mos i lënë në duart e armikut.
Një helikopter amerikan kishte pësuar dëmtime nga zjarri i tokës, por arriti të kthehej në bazat amerikane në Irak. Nuk raportohet asnjë viktimë, dhe operacioni cilësohet si një nga më kompleksët e këtij lloji. Piloti i plagosur u dërgua në Kuvajt për trajtim mjekësor.
Ndërkohë, Gardianët e Revolucionit iranian vazhdojnë të mohojnë shpëtimin e pilotit dhe pretendojnë se dy helikopterë dhe një avion amerikan janë rrëzuar gjatë operacionit. Ata e quajnë këtë “dështim të turpshëm” për Shtetet e Bashkuara.
New York Times shkruan se piloti mund të ketë marrë ndihmë nga banorë lokalë, pasi F-15E u rrëzua në një zonë ku rezistenca ndaj regjimit është e fortë. Nuk përjashtohet as roli i CIA-s, e cila shpesh krijon kontakte me civilë që ndihmojnë trupat e rrezikuara të mbijetojnë, një proces i njohur si “shpëtim jo-konvencional”.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…