LAJME

Sulmohen brutalisht e merren peng gazetaret Lindita Berisha dhe Fjolla Hyseni

Një sulm i paprecedent, i paskrupullt dhe brutal ka ndodhur sot ndaj dy gazetareve të lajmi.net, Lindita Berisha dhe Fjolla Hyseni. Ndërkaq, është kërcënuar rëndë edhe kameramani që ishte në detyrë me gazetaret në fjalë, Përparim Tufa.

Gazetaret e lajmi.net, Lindita Berisha dhe Fjolla Hyseni, sot(3 prill) kishin dalë për të realizuar një storie për autolarjet në rrugën “C”, por që u përballën me më të keqen. Një sulm brutal fizik ndaj tyre, i kryer nga një grua dhe e ndihmuar nga një burrë që në atë moment shoqërohej me të.

Çka ndodhi

Gjersa gazetaret, Lindita Berisha, Fjolla Hyseni dhe kameramani Përparim Tufa, po prisnin brenda një taksie për ta kryer pagesën, çifti i dyshuar ndodheshin në një veturë prapa tyre.

Të tejfrustruar pse taksisti ka bllokuar për ca sekonda rrugën, gruaja e dyshuar, siç përshkruan rastin gazetarja, është afruar afër veturës taksi dhe ka hapur me forcë derën e pasagjerëve prapa. Në atë moment, vozitësi i taksisë ka reaguar duke hapur dritaren.

Kaq ka mjaftuar që gruaja që shihet në video, bashkë me burrin që ishte me të, të suleshin në një sulm brutal ndaj vozitësit të taksisë, pa paralajmërim, siç ka përshkruar gazetarja, duke e goditur dhe duke tentuar ta nxjerrin atë nga makina.

Në këto momente, kur ka parë që situata ka dalë jashtë kontrollit, gazetarja Lindita Berisha e më vonë edhe Fjolla Hyseni, kanë nxjerrur telefonët e tyre për të incizuar atë që po ndodhte, e që me gjasë të do të shërbente si dëshmi në një procedim penal ndaj çiftit që shihen në video.

Por kjo veç sa e ka rënduar situatën. Në ato momente, gruaja e dyshuar ka sulmuar brutalisht gazetaret, Fjolla Hyseni e Lindita Berisha, duke i goditur, kapur duart, ofenduar dhe tentuar t’ia marrë telefonin nga dora për t’i zhdukur provat e sulmit ndaj taksistit.

Në ato momente, të gjendura në një situatë të rëndë, gazetaret tona kanë thirrur policinë, mirëpo që kjo nuk ka penguar gruan e dyshuar të kërcënojë e të fyej, si dhe të ndërmarrë veprime fizike.

E njëjta nuk ka lejuar gazetaret dhe ekipin e lajmi.net të largohen nga vendi i ngjarjes, duke i ndjekur ato dhe duke ua bllokuar edhe rrugën, pra në një far forme duke i marrë peng dhe duke i kërcënuar që t’i fshinte videot.

Siç kanë përshkruar gazetaret viktima të rastit, gruaja në fjalë gjatë gjithë kohës ka ndërmarrë veprime fizike ndaj tyre, si dhe duke i kërcënuar se do t’u shkaktojë edhe dëm familjarëve të tyre.

Gjithë këtë situatë, e ka incizuar kameramani Përparim Tufa, bashkë me gazetaret që ishin pre e këtij sulmi brutal.

Pas ngjarjes, gazetaret tona janë drejtuar për në QKUK e më pas në polici për të dhënë deklaratat e tyre.

Për më rëndë, gazetarja Lindita Berisha është shtatzënë dhe kjo ka krijuar frikë e ankth tek ajo për mundësinë e humbjes së foshnjës.

Kjo ishte arsyeja pse e njëjta ka kërkuar edhe ekzaminim në repartin e gjinekologjisë në QKUK.

Lajmi.net do ta përcjell hap pas hapi këtë rast dhe epilogun që do ta ketë në drejtësi dhe është i bindur që organet gjegjëse do ta kryejnë punën e tyre.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

28 sekonda ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

10 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

19 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

1 ditë ago