Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor Arsim Sylën për vrasje të rëndë në bashkëkryerje për vrasjen e 2023-tës në qendrën tregtare “Interex” në Podujevë.
Trupi gjykues e ka dënuar atë me 22 vjet burgim.
Sipas Prokurorisë, më 11 shtator 2023, Syla dhe i biri i mitur (që ndodhet në arrati) kishin shkuar në kafiterinë e qendrës tregtare “Interex” në Podujevë, ku rreth orës 12:19 kishin vërejtur tani të ndjerin V.B., duke hyrë në market bashkë me bashkëshorten e tij, të dëmtuarën L.S., dhe fëmijën e tyre 4-vjeçar.
Dhe sipas aktakuzës, Syla dhe djali i tij dolën nga restoranti, ku Syla e orienton të miturin L.S. në drejtim të të ndjerit V.B., i cili vihet në ndjekje të tij, ndërsa Syla vazhdon të dalë nga objekti. Në momentin kur i ndjeri V.B. bashkë me bashkëshorten dhe fëmijën e tij arritën te sektori i bylmetit, i mituri L.S. iu afrua nga mbrapa dhe shtiu dy herë në drejtim të të ndjerit me armë zjarri.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…