POLITIKE

24 hektarët e Manastirit, Mustafa: Kurti veproi në interes të Kosovës, po ta bënim ne të tjerët do të na quanin tradhtarë

Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës dhe njeriu që për disa vite ka udhëhequr LDK-në, Isa Mustafa, e ka komentuar vendimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që të udhëzojë Agjencinë Kadastrale t’ia regjistrojë 24 hektarët e shumë kontestuar Manastirit të Deçanit.

Mustafa tha se Qeveria Kurti s’po e zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, por atë të Dhomës së veçantë të Gjykatës Supreme, për të cilin Kushtetuesja s’kishte konkluduar nëse është i drejtë apo jo, por se është përfundimtar dhe s’ka mundësi për procese të tjera.

Mustafa ka thënë se Qeveria ka vepruar sot në interes të vendit, edhe pse shton se po ta kishin bërë partitë e tjera këtë veprim do të etiketoheshin si tradhtarë, nga Lëvizja Vetëvendosje e Kurti.

“Në këtë rast, Qeveria nuk e ka zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese siç po pretendohet por vendimin e Dhomës së veçantë të Gjykatës Supreme, për të cilin Gjykata Kushtetuese nuk ka thënë se është i drejtë apo i padrejtë, por se është përfundimar dhe s’ka mundësi për procese tjera. Mendoj se qeveria ka vepruar në interes të vendit ( edhe pse po ta kishim bërë ne të tjerët këtë veprim do të na etiketonin për tradhtar)”, ka thënë Mustafa.

“Prandaj kjo, dhe qeveritë e tjera do të ballafaqohen me vendime të hidhura dhe do ta shohin se shumë më e rëndë është të qeverisës sesa të bëshë opozitë qoftë edhe me molotov si VV-ja. Ata që kujdesen për paqen dhe rendin botëror ta bëjnë punën që edhe molotovin ta konsiderosh si pije freskuese”, ka thënë Mustafa.

Sa i përket asaj e Kurti e kishte cilësuar në të kaluarën si “vendim të regjimit të Millosheviqit” çështjen e faljes së 24 hektarëve për Manastirin e Deçanit, Mustafa ka thënë se do të ishte jo reale që të mendohet se Kosova ka kapërcyer krejtësisht pasojat e regjimit të Millosheviqit.

Ai ka thënë se pasojat e atij regjimi s’kanë të bëjnë vetëm me 24 hektarët apo me disa hektarë të Kishës Ortodokse serbe në oborrin e UP-së, por edhe me prona e pasuri të shkatërruara nga lufta e me mbi 13 mijë viktima dhe 20 mijë dhunime.

“Janë pasojë që i ndjejmë çdo ditë. Prandaj detyrë e shtetit është të gjejë zgjidhje, të ec përpara, të mos mbetet peng e veprimeve të Millosheviqit, sepse ai e ka marrë dënimin e vet ndërkombëtarë me veprimet e NATO-s dhe me luftën e UÇK-së”, ka përfunduar Mustafa për Gazetën Express.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

7 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

17 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

1 ditë ago