Portieri i Kosovës dhe Burnley në Championshipin anglez, Aro Muric ka shpenzuar 36 mijë euro në një klub nate në Munich. Diçka të tillë e ka treguar kamerierja e lokalit për Bild, teksa shprehet se ai i la 10 mijë euro bakshish.
Llogaria përfshinte gati 40 shishe shampanjë Dom Perignon dhe 10 të tjera shampanjë Armand de Brignac në pronësi të Jay-Z, si dhe katër shishe ose Moet & Chandon Nectar, një shampanjë demi-sec dhe shishe Chivas Regal, të cilat ftoheshin në vaska pranë tavolinave të grupit.
Portieri kosovar gjithashtu raportohet se ka qerasur të gjithë në klub me nga një pije. Kamarierja tha se ky ishte bakshishi më i madh që kishte marrë ndonjëhere dhe e quajti Muricin si mysafir shumë të këndshëm. “Ai krijoi atmosferë të mirë”, tha ajo.
Chantal, 25 vjeçare e ndau këtë histori me median gjerman, Bild, e cila tha se Muric u tregua shumë i këndshëm. Muric vizitoi klubin e natës në Mynih në fillim të muajit prill me një grup shokësh dhe shpenzoi 26 mijë euro me alkool.
Zëdhënësi i Gardës Revolucionare (IRGC), Ali Mohammad Naini, hodhi poshtë pretendimet e SHBA-ve se aftësitë…
Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, thuhet se është dërguar fshehurazi në Moskë…
Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, 56 vjeç, i cili mori detyrën pas…
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpërndarë në “X” një video te tij teksa blen kafe…
Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka folur për statusin e gjuhës shqipe dhe…
Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…