LAJME

500 mijë euro tek aspiratori, lirohet nga qelia Alda Klosi! I përfundoi dënimi

Lirohet nga qelia Alda Klosi, ish zyrtarja e Ministrisë së Financave. Klosi ka përfunduar dënimin me 2 vjet e 6 muaj të dhënë nga gjykata, që nga gjykimi i shkurtuar u ul në 20 muaj. Ndërkohë pas lirimit ajo do të qëndrojë në “arrest shtëpie” për llogari të akuzës së dytë të “pastrimit të parave”,  derisa prokuroria të vendosë pas afatit që i la gjykata.

Ish-zyrtarja e Financave në kohën që ky dikaster drejtohej nga Arben Ahmetaj, u hetua për tre vepra penale nga prokuroria e kryeqytetit.

Në të njëjtën dosje me Klosin, u dërguan për gjykim edhe sanitarja Rozeta Dobi, si edhe djali i saj Havier Dobi. Për nënë e bir prokuroria kërkon gjykim për akuzën e “vjedhjes me pasoja të rënda”, kryer në bashkëpunim. Prokuroria e Tiranës dyshon se 500 mijë eurot e gjetura në banesën e Rozeta Dobit janë vjedhur nga dy familjarët Dobi në banesën e Alda Klosit. Paratë u zbuluan pas një kallëzimi të Klosit për vjedhjen e gati 120 mijë eurove në banesën e saj. Një pjesë e shumës në fjalë dhe bizhuteri e sende me vlerë u gjetën në banesën e sanitares së saj, Rozeta Dobit.

Një kontroll i dytë pas një përgjimi ambiental të nënë e bir zbuloi edhe gati 500 mijë euro të tjera “cash”. Gati një muaj pas arrestimit dhe lënies pa shpjegim të origjinës së 500 mijë eurove, Rozeta Dobi përfshiu edhe Klosin në histori. Ajo i tha hetuesve se të gjitha paratë i përkisnin ish-zyrtares, e cila ia kishte lënë në ruajtje.

Për këtë, sanitarja Rozeta Dobi u dënua me 7 vite burg, të cilës i konvertohet në 4 vite e 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar. Djali i saj, Havier Dobi u dënua me 5 vite burg që i konvertohet në 3 vite e 4 muaj në qeli për shkak të gjykimit të shkurtuar.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

6 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

16 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

1 ditë ago