FOTO&VIDEO

6 persona shërohen nga Coronavirusi, gjashtë të tjerë rezultojnë të infektuar në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar se gjashtë persona janë shëruar nga Coronavirusi, dhe gjashtë raste të tjera janë konfirmuar se janë infektuar me të.

Sot janë testuar 105 mostra në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare, të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga rastet në terren.

Rezultatet kanë verifikuar se gjashtë persona kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.

E sot gjatë ditës gjithashtu është konfirmuar se janë shëruar edhe 6 persona të tjerë, shifër kjo që në total e çon numrin e të shëruare në 16 gjithsej.

Njoftimi i plotë:

GJASHTË TË SHËRUAR DHE GJASHTË RASTE ME COVID-19!

Sot më 03.04.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 105 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, gjashtë (6) prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Sot më 03.04.2020, janë të shëruar edhe gjashtë (6) pacientë derisa numri i përgjithshshëm i të shëruarve deri me sot është gjashtëmbëdhjetë (16).

Falënderojmë Klinikën Infektive dhe stafin e profesionistëve për shërimin e pacientëve.

Rastet pozitive janë raste kontakti, katër (4) prej të cilave janë me vendbanim në Llugagji -Pejë, një (1) me vendbanim në Pejë dhe një (1) e karantinuar.

Nga data 08.02.2020 deri me 03.04.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.605 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 132 raste me 1 rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 2.772 kontakte të rasteve.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 3 prill 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 1.074.290 raste të COVID-19 dhe 56.989 raste të vdekjes. Numri më madh i rasteve raportohet nga SHBA (265.506), Italia (119.827), Spanjë (117.710), Gjermani (89.838), Kina (81.620), Francë (59.105), Irani (53.183), Mbretëri të Bashkuar (38.168), Zvicër (19.606), Turqi (20.921), Belgjikë (16.770), Holandë (15.723), Austria (11.489), duke vazhduar me vendet fqinje si Greqi (1.613), Serbi (1.476), Kroaci (1.079), Slloveni (934), Maqedoni e veriut (430), Shqipëri (304) dhe Mali i Zi (174).

Deri me 3 prill 2020, nga vendet e BE/AEE dhe Mbretëri të Bashkuar janë raportuar këto raste të vdekjes: Itali (14.681), Spanjë (10.935), Francë (5.387), Mbretëri të Bashkuar (3.605), Holandë (1.487), Belgjikë (1.143), Gjermani (1.230), Zvicër (591), Turqi (425), Austri (168), Danimarkë (139), Poloni (65), Greqi (59), Serbi (39), Hungari (26), Luksemburg (31), Slloveni (20), Shqipëri (17), Bullgari (14), Maqedoni e veriut (11), Kroaci (8) dhe Mali i Zi (2).

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

MBANI DISTANCË SOCIALE PËR 2 METRA!

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

15 minuta ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

5 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

19 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

20 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago