Një gjest solidariteti për të shpëtuar jetë në luftën kundër koronavirusit. Një grua e moshuar në Vlorë, i dhuroi spitalit rajonal, respiratorin që kishte blerë për djalin e saj i cili fatkeqësisht e humbi betejën për jetën.
Spitali i Vlorës u bë me respirator të ri në një kohë të vështirë të luftës me koronavirusin, kur këto aparatura shpëtojnë jetë.
Aparatura ishte blerë vite më parë nga familja Idrizaj për djalin e sëmurë, por nuk u përdor kurrë.
I biri e humbi betejën për jetën, ndaj nëna e tij tashmë mbetur e vetme vendosi ta dhurojë për të shpëtuar të tjera jetë.
Spitali rajonal i Vlorës respiratorin e dhuruar do ta përdorë specifikisht në këto momente për të gjithë individët e prekur me COVID-19.
Aparatura do të montohet në mjete të lëvizshme për të shkuar sa më pranë individëve qe do kenë probleme me frymëmarrjen në banesat e tyre.
Ky model respiratori i pajisur me gjitha pjesët kap në treg vlerën e 20 mijë eurove.
Por përtej vlerës në para, ai merr një rëndësi të veçantë për faktin se është një dhuratë në një kohë lufte me virusin që ditë pas dite po rrit numrin e të prekurve dhe viktimave në Shqipëri.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…