LAJME

78 vjeçarja amerikane, arrestohet për herë të tretë për grabitjen e një banke

Një 78 vjeçare amerikane është arrestuar për herë te tretë për n jë tentativë vjedhje në një bankë.

Mediat e huaja shkruajnë se 78 vjeçarja Bonnie Gooch ishte dënuar dy herë në të kaluarën për grabitje apo tentativë për të grabitur një bankë dhe sërish duket se i është kthyer vesit të vjetër.

Ndërkaq thuhet se Bonnie  është dënuar për grabitjen e një banke në Kaliforni në 1977 dhe një në periferi të Kansas City në 2020 . Në gjykimin për rastin e dytë, djali i saj kishte dëshmuar në gjykatë se nëna e tij “e kishte humbur” dhe se ajo ishte larguar nga shtëpia “e inatosur duke thënë se do të grabiste një bankë”.

Edhe pse përfundimisht u shpall fajtor, dënimi i Gooch u pezullua dhe ajo u lirua me kusht, e cila përfundoi në nëntor 2021.

Pas vjedhjes së saj të fundit, Gooch u arrestua pak larg nga banka.

Kartëmonedhat ishin të shpërndara brenda makinës së saj dhe gjithashtu kishte një erë të fortë alkooli , sipas dëshmive të punonjësve të policisë që e dërguan në departament.

Sipas shkresave të lëndës, 78-vjeçarja ka hyrë në bankë i veshur me rroba gri dhe me dorezë plastike, maskë të zezë për koronavirusin dhe syze dielli të zeza. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se ajo godet me shuplakë arkëtarin, duke i thënë vajzës të nxitojë. Ajo gjithashtu dyshohet se i kërkoi arkëtarit që të mos i numëronte paratë, por thjesht t’i jepte asaj.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

A do e marrë SHBA uraniumin? Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…

5 orë ago
  • BOTA

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…

7 orë ago
  • BOTA

Trump kritikon kurdët në Iran: Ne u dërguam armë, ata i mbajtën për vete – më zhgënjyen

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…

22 orë ago
  • KRYESORE

NATO-ja planifikon zvogëlim të pranisë në Kosovë sepse është përmirësuar situata e sigurisë

Pikërisht në ditën kur para 27 vjetësh NATO kishte hyrë në Kosovë duke nisur misionin…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Votat nga diaspora i japin një mandat shtesë Vetëvendosjes, LDK humbet një ulëse

Numërimi i votave të diasporës ka sjellë ndryshime në projektimin e ndarjes së mandateve në…

1 ditë ago
  • BREAKING NEWS

Çmimi i naftës bie pas vendimit të Trump për anulimin e sulmeve ndaj Iranit

Çmimet e naftës shënuan rënie pas njoftimit të presidentit amerikan, Donald Trump, se ai i…

2 ditë ago